GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Sotiraq Filo verbohet para 1 milion eurove, ja prapaskena e tenderit që i dha Lavdimir Barajt

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Sotiraq Filo verbohet para 1 milion eurove, ja prapaskena e tenderit që i dha Lavdimir Barajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa më shumë qëndron në pushtet, aq më shumë arrogant bëhet në marrjen e vendimeve kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Pasi ua mbyll shkollën fëmijëve në fillim të vitit shkollor, bën një tender 1 milion euro dhe ia jep paratë kompanisë me ofertën më të lartë. Pronarët e firmës fituese “Glavenica” Shpk me bazë në Ballsh, janë mbështetës të hapur të PS-së. Në faqen zyrtare në rrjetet sociale promovohen aktivitetet elektorale të Edi Ramës dhe të Taulant Ballës. Si shpërblim kanë marrë gjithë paratë e “Rilindjes urbane” në këtë zonë.

Dhurata e fundit e “Rilindjes” për këtë subjekt është  tenderi i Bashkisë Korçë me objekt “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” dhe ndërtim palestre”. Me të ardhurat e bashkisë Korçë do të financohet fondi limit 94 136 419,00 lekë pa TVSH, i prokuruar së fundmi. Projekti me kohëzgjatje 1 vit parashikon përveç punimeve të riparimit, edhe pajisjen me mobilje të klasave dhe mjete të ndryshme.

Ndërkohë tenderi krejt formal është mbajtur më 21 gusht 2025, ku kanë aplikuar 8 kompani. Për mikun kryebashkiaku Filo nuk pyeti se kush ishte në garë, por i fshiu të gjithë nga lista duke i zhvlerësuar ofertat e tyre.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu është klasifikuar nga Open Data Albania tenderi i firmosur nga Sotiraq Filo. Madje procedura është qëndisur me një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Operator Ekonomik Kontraktues “GLAVENICA” shpk ka pronarë Lavdimir dhe Majlinda Baraj, ndërsa administratore është Jona Baraj. Oferta e paraqitur nga ky operator është 74 243 904,00 lekë, por kontrata me përfshirjen e TVSH pritet të kapërcejë shifrën 1 milion euro. Sipas dokumenteve, formulari i shpalljes së fituesit është publikuar më 19 shtator 2025 dhe mban firmën e Filos.

Kryebashkiaku nuk i përfilli ofertat më të ulëta, duke i skualifikuar me një të rënë të lapsit. Kështu shoqëria “ REJ ” shpk, bëri ofertën me vlerën: 70 190 459.35 lekë pa tvsh

Kompania “ NIKA ” shpk, ofroi ta bënte punën me 63 070 718.17 lekë pa tvsh. Ndërsa firma “ LIS KONSTRUKSION ” shpk, ofroi vlerën: 69 186 506.76 lekë pa tvsh.

Në këto nivele renditet edhe kompania “ XHENGO SHPK ” shpk, që prezantoi ofertën me vlerë: 64 564 163 lekë pa tvsh,

Ndërsa bashkimi i operatorëve “ 2Z KONSTRUKSION ” shpk, dhe “I.C.C GROUP” shpk propozoi vlerën: 68 504 483 lekë pa tvsh.

Dhe ofertën më të ulët e ka bërë shoqëria “ C O L O M B O ” shpk, me vlerën: 62 991 084 lekë pa tvsh. Kjo e fundit, sipas komisionit, u skualifikua se kishte vendosur gabim TVSH-në, duke mos zbatuar udhëzimet. Në fakt, për pjesëmarrjen e kësaj kompanie lindin dyshime se është paraqitur fiktivisht, pasi me kompaninë fituese janë partnerë biznesi.

Për shembull, tenderin e Bashkisë Tiranë “Ndërtimi i pedonales që lidh rrugën “Kastriotët” me rrugën “Taulantët” NjA 11” me vlerë 28 822 796,00 lekë, e kanë fituar të dyja si bashkim operatorësh ekonomikë.

Nga ana tjetër, sjellim edhe një fakt që duhet ta detyronte Sotiraq Filon të peshonte mirë vendimin, nëse vërtet do të mendonte për nxënësit, që ata të mos enden në shkolla të tjera për një kohë të gjatë.

Kompania e familjes Baraj, duke qenë se favorizohet nga zyrtarët e PS-së, është e mbingarkuar me punë publike. Në datën 1 shtator 2025, “GLAVENICA” shpk ka marrë nga kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, kontratën 230 milionë lekë “Urbanizimi i qendrës Karbunarë ”.

Edhe këtë tender, familja Baraj e ka marrë me “Flamur të kuq”. Duke qenë se janë në të njëjtën kohë, cilin projekt do të lërë pas dore, kompania, shkollën apo sheshin?

I përmendim këto fakte për dijeni të organeve të auditimit, por edhe të SPAK-ut, ku kryebashkiaku Sotiraq Filo nuk është emër i panjohur. Një denoncim është bërë nga një qytetar, sepse Filo lejoi ndërtimin pa leje të resortit “Morava” në tokën e tij. Ndërsa, një tjetër kallëzim për shpërdorim detyre është bërë për punësimin e personave me rekorde kriminale që i përdor edhe për fushatë elektorale.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Lavdimir Barajsotiraq Filotender

Lajme të lidhura

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Para
New York Times përfshin filmin shqiptar “Pikë uji” në listën e 5 filmave për t’u parë

New York Times përfshin filmin shqiptar “Pikë uji” në listën e 5 filmave për t’u parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis