GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraqi i fal Zhulietës 80 mln lekë, tenderi pa garë për 3 mjete

13:01 - 22/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sotiraq Filo i dhuron Zhulietës 80 mln lekë, tenderi pa garë për 3 mjete

Sotiraq Filo i dhuron Zhulietës 80 mln lekë, tenderi pa garë për 3 mjete

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhuratat të shtrenjta për Krishtlindje nga kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo! Nuk janë kukulla, por makina të vërteta! Me datë 21 dhjetor 2022 ai ka firmosur një kontratë përmes të cilës do të blihen makina për Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike Korçë. Sipas të dhënave, Bashkia Korçë ka lënë në dispozicion për blerjen e këtyre mallrave 80 milionë lekë. Mbase duheshin këto makina, por mënyra se si po shpenzohen paratë, e bëjnë tenderi të duket si dhuratë për fituesen. Pra, përveç se po shpenzon miliona lekë vetëm për 3 automjete, Filo po i shpërdoron ato në shkelje të ligjit.

Konkretisht, kompania ” VILDEV – CO ” ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë dhe pa zhvilluar një garë sipas ligjit,  Filo e ka shpallur fituese. Kryebashkiaku nuk ka pyetur as për faktin se kjo kompani ka dhënë ofertën shumë të shtrenjtë. Me vlerë 7 900 000,00 lekë, pra sa 99% e fondit limit.

Me firmosjen e kësaj kontrate pa konkurrencë dhe duke cenuar sigurinë për fondin limit. Filo ka mbyllur kështu një tjetër kontratë abuzive brenda javës. Për këtë arsye, Open Data Albania ngre alarmin edhe për risqet që sjell kjo kontratë, duke theksuar se po vidhen fondet publike të kësaj bashkie.

“VILDEV – CO” në pronësi të Zhulieta Myrtollarit është një nga kompanitë e preferuara të Sotiraqit. Sepse të dhënat e grumbulluara tregojnë që vetëm në 2 vitet e fundit. Kjo firmë ka përfituar 68,997,453.00 lekë transaksione nga Thesari i Shteti. Të gjitha këto janë fituar nga tenderët e firmosur me Bashkinë Korçë.

 

Kompania pa licencë

Sikur të mos mjaftonte dhënia e fitores pa garë, në dokumente vërtetohet që as kjo kompani nuk i përmbush kriteret për të qenë fituese. Në një pikë të kritereve që ka paraqitur Bashkia Korçë thuhet se, “Operatori ekonomik duhet të paraqesë Licencën e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DAP-in)”.

Ndërsa nga të dhënat e kompanisë rezulton se ajo nuk posedon asnjë lloj licence. Çka tregon se Filo me Myrtollarin kanë zhvilluar këtë aferë së bashku për të përvetësuar dhe shpërdoruar nga buxheti i bashkisë Korçë.

Ndërsa vlen të përmendet se sipas dokumenteve standarde të tenderit, do të blihen vetëm 3 automjete për shërbim të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Korçë. Kështu pra, për këto mjete Sotiraqi gostiti me 80 milionë lekë Zhulietën.

Lexo edhe: Sotiraqi i Korçës shfrenohet për festa, 50 mln lekë për dekore

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia Korcekonbkurrencepa garered flagsotiraq FilotenderZhulieta Myrtollari

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Mitsotakis në Derviçan, Rama-banorëve: Thashë që do ua sillja

Mitsotakis në Derviçan, Rama-banorëve: Thashë që do ua sillja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com