GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraqi i Korçës shfrenohet për festa, 50 mln lekë për dekore

14:11 - 07/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sotiraqi i Korçës shfrenohet për festa, 50 mln lekë për dekore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo po bën shpenzime të shfrenuara në prag të festave. Më 5 dhjetor 2022, Peleshi ka mbyllur dy tenderë që kapin vlerën 50 milionë lekë. Njëri nga prokurimet ka si objekt “Blerje dekore për festat”. Rreth 30  milionë lekë do të shpenzojë Filo nga fondet për qytetarët për të zbukuruar qytetin për festa.

 

Konkretisht, bëhet me dije se me këto para do të blihen drita, instilacione metalike me formë të ndryshme dhe ndriçuese, element të  tjerë ndriçues. Por, në këtë çmim nuk është përfshirë bredhi dhe dekorimet për të. Çka do të thotë se priten shpenzime të tjera shtesë.

 

Në të vërtetë Korça është një nga qytetet që bën dekorin më të bukur dhe dhuron atmosferë të këndshme për qytetarët dhe turistët për Krishtlindje. Gjithsesi, 30 milionë lekë vetëm për drita dhe tela elektrik, janë shpenzime të tepruara.

Shohim më poshtë se tenderi është dhënë pa garë. Edhe tek paratë për dekorime nuk humbasin rastin të vjedhin kryebashkiakët tanë. Përveçse çojnë dëm miliona lekë për shpenzime luksi, ato lekë shkojnë në xhirot e biznesmenëve të paracaktuar.

Në dokumentet e tenderit vihet re se është paraqitur vetëm një ofertë. Konkretisht Selvije Abasllari ka paraqitur ofertën e saj si person fizik, me vlerë 28 milionë lekë. Filo duke shkelur ligjin për konkurrencën dhe transparencën, ia ka falur tenderin Abasllarit pa u lodhur fare. Kështu edhe ky prokurim që supozohet të sjellë atmosferë festash, në të vërtet merr “Flamur të Kuq” për  risk të lartë abuzimi dhe korrupsioni me fondet publike.

20 milionë lekë për karburant

Ndërkaq, Filo sigurohet që makinat e zyrtarëve të bashkisë të jenë plot me karburant para festave. Kështu, kryebashkiaku i Korçës ka vendosur të harxhojë 20 milionë lek për prokurimin me objekt “Shpenzime për blerje karburanti”. Sipas të dhënave të  dokumentit, Bashkia Korçë do të blejë  11 923 litra naftë, çmimi i së cilës është llogaritur me vlerën aktuale të tregut me pakicë, 209 lekë/ litër.

Sikur të mos mjaftonte ky abuzim që po bën bashkia me paratë e taksapaguesve, Sotiraq Filo ka shkelur rregullat për nënshkrimin e kësaj kontrate.

Në dokumente evidentohet se edhe ky prokurim është mbyllur pa garë.

Vetëm kompania “O L S I shpk” ka paraqitur ofertë dhe pa e zgjatur shumë, kryebashkiaku i ka dhënë menjëherë kontratën.

Ndërkaq, kompania e Agron Bulkut ka paraqitur ofertë të njëjtë me fondin limit. Ndërsa ligji kërkon që të merret në konsideratë që oferta të jetë poshtë fondit limit. Këto pika ngrenë dyshime se tenderi në fjalë ishte hartuar posaçërisht për Bulkun. Edhe më herët Filo ka bërë bashkëpunime për tenderë të tjerë korruptivë me kompaninë  “Olsi shpk”. Në një nga këto raste, Peleshi i ka dhënë Bulkut 6.5 milionë lekë për ndërtim ujësjellës-kanalizime. Ky tender ka disa muaj që është mbyllur dhe ende nuk funksionon ujësjellësi i paguar nga taksapaguesit korçarë.

 

Nga ana tjetër, Bulku është edhe administrator i kompanisë së karburanteve “BOLV-OIL”. Kompania ‘OLSI’, gjatë viteve të fundit, ka marrë rreth 90 tenderë me vlerë miliona euro kryesisht nga bashkitë, por edhe nga Operatori i Sistemit te Transmetimit. Kompania e Agron Bulkut përbën një rast unik dhe sfidë për SPAK pasi dy tenderë nga OST, bashkë me “BOLV-OIL” të Behar Çukajt, me vlerë 80 milionë lekë, i ka marrë fiks sa fondi limit.

 

Lexo edhe: Tender pa garë/ OST i fal oligarkut të naftës Behar Çukaj gjysmë miliard lekë

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: Bashkia KorceFlamur të Kuqsotiraq Filo

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Habit Rama nga Brukseli: Autostradat nuk sjellin demokraci

Habit Rama nga Brukseli: Autostradat nuk sjellin demokraci

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com