GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Southgate: Ndaj Spanjës duhet të jemi perfektë, që të ngremë trofeun

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Southgate: Nëse s’e fitojmë Europianin largohem nga Anglia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka deklaruar se “Tre Luanëve” do t’u duhet të prodhojnë performancën “perfekte” për t’u bërë mbretër të Evropës për herë të parë në histori.

Anglia do të përballen me Spanjën në finalen e Euro 2024 të dielën më 14 korrik me shansin për t’u bërë kampione e Europës.

“Tre Luanët” nuk kanë fituar asnjë trofe që triumfi i Kupës së Botës në vitin 1966. Lojtarët e Southgate kanë shansin t’i japin fund pritjes së gjatë dhe të fitojnë trofeun e Euro 2024.

“Spanja është me të drejtë favorite, për atë që kanë bërë këtë turne. Ata kanë qenë ekipi më i mirë. Ata janë një skuadër e mirë. Taktikisht ne duhet të jemi perfektë. Do të duhet të gjejmë gjithçka që kemi  brenda ekipit. Por, ne jemi atje – dhe nuk ka dyshim se netët e mëdha që shumë nga ky grup kanë qenë së bashku dhe ky grup i ri janë formuar aq mirë dhe kanë mësuar kaq shumë nga këto gjashtë ndeshje”, është shprehur Southgate.

Southgate e di se si ai, ashtu edhe Anglia tani kanë përvojë të madhe në ndeshje të mëdha, përfshirë arritjen në finalen e fundit të Kampionatit Europian të vitin 2021, për të mos përmendur mbështetjen besnike të mijëra tifozëve që shkojnë në Berlin të dielën.

“Ne kemi lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje të mëdha, kështu që ata do të dinë se çfarë kërkohet gjatë ndeshjes. Mendoj se të gjitha këto ndeshje të mëdha ne i shohim ndryshe tani.  Ju nuk e dini, për mua si trajner, derisa të keni drejtuar një finale evropiane, sepse ka shumë gjëra që janë të ndryshme. Nuk mund të mos mësoni nga këto përvoja. Jam i kënaqur nga tifozët. Kur i kemi tifozët me vete, siç janë tani, energjia që sjell është shumë e madhe”, tha më tej Southgate.

Ndërkohë Southgate ka nderuar numrin 2 të tij Steve Holland – duke pranuar se nuk do të kishte pasur të gjithë suksesin e tij pa ndihmën e tij si krahu i djathtë.

Etiketa: AngliEuro 2024gareth southgatesouthgatespanjëSpanjë-Angli

Lajme të lidhura

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Para
Publikohen rezultatet e censusit, ja sa banorë ka Kosova

Publikohen rezultatet e censusit, ja sa banorë ka Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjobat e vendosura ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si pjesë të një përpjekjeje të...

Lexo më shumë
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com