GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Southgate: Qëllimi im i vetëm fitimi i Europianit, rëndësi ka rezultati dhe jo performanca

20:34 - 13/07/24
në Breaking Views, Euro 2024, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Southgate: Qëllimi im i vetëm fitimi i Europianit, rëndësi ka rezultati dhe jo performanca
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka folur për mediet në prag të finale së Kampionatit Europian, Gjermani 2024, kundër Spanjës që luhet këtë të dielë në orën 21:00 në Berlin.

Ai theksoi se synimi i tij vetëm për dy vjet ka qenë fitorja e këtij kompeticioni, ndaj thekson se momentalisht është pak më shumë emocional.

“Emocionalisht, do të ishte e pamundur për mua të merrja një vendim logjik në këtë moment sepse synimi im i vetëm për dy vjet ka qenë të fitoj këtë turne. Pesë ose gjashtë javët e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë, kështu që vërtet nuk e di se ku jam dhe i vetmi fokus është përgatitja e ekipit për këtë ndeshje. Unë jam i vendosur të vazhdoj t’i drejtoj djemtë siç kam bërë muajin e fundit. Ne jemi përmirësuar për sa i përket besueshmërisë së futbollit anglez dhe mënyrës se si ai perceptohet në mbarë botën, por, në fund të fundit, derisa ta fitojmë atë trofe, gjithmonë do të ketë pyetje si jashtë ashtu edhe brenda vendit për atë që kemi bërë”, tha ai fillimisht.

Më tej, drejtuesi i “Tre Luanëve” shtoi se duhet t’i menaxhojnë emocionet dhe të arrijnë fitoren, pasi sipas tij nuk ka rëndësi performanca, por rezultati në fund.

“Ne duhet të sigurohemi që t’i menaxhojmë mirë emocionet sepse në ndeshje të mëdha mund të mos kemi nevojë të performojmë në një nivel që nuk e kemi arritur kurrë më parë. Të jesh në gjendje të japësh maksimumin në ndeshje të rëndësishme është shpesh një arritje. Jo të gjithë mund t’i luajnë ato. Duhet të sigurohemi që jemi të përgatitur mirë. Në fund të fundit, ajo që di është se rezultati i së dielës do të përcaktojë se si ne shikohemi nga të tjerët”, deklaroi Southgate

 

Etiketa: Angliagareth southgate

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Berisha: Këta basho-opozitarë janë pengje, bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës nga Rama

Berisha: Këta basho-opozitarë janë pengje, bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës nga Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com