GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Sovranizmi, konservatorizmi dhe lufta ndaj ndërhyrjes së SHBA-së

në Opinion
Kohë leximi: 6 min
A A
“Një turmë u fut me dhunë në seli”, Zekthi: Kjo që po ndodh në PD është turp
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga FITIM ZEKTHI

Në Shqipëri ka disa kohë që ka nisur të bëhet i dendur diskutimi mbi… sovranizmin, mbi luftën ndaj ndërhyrjeve të elitës globale liberale dhe mbi mbrojtjen e vlerave të traditës etj. Pas 9 shtatorit të vitit të kaluar, lëvizja “Foltorja” e përdori gati në mënyrë të vazhdueshme dhe të sistematizuar këtë diskutim, këto togfjalësha duke i vendosur nën ombrellën e konservatorizmit. Edhe më herët, që prej vitit 2008 e më pas, ka pasur zëra të veçuar që i kanë artikuluar këto gjëra, por pas shtatorit kjo gjë u mor nga “Foltorja”, u vesh me petkun e mbrojtjes dhe jetësimit të konservatorizmit dhe u bë shumë më e pranishme.

Konservatorizmi është një filozofi politike apo një ide politike me rrënjë të vjetra në mendimin politik dhe sistemet qeverisëse të SHBAsë, Britanisë dhe mjaft vendeve të tjera të Europës dhe botës me ngjyrat dhe përthyerjet e veta. Qoftë në vitet e para të tronditjeve të mëdha si revolucioni francez. kur Edmund Burke shkroi librin monumental “Refleksione mbi Revolucionin Francez” (që mbahet si traktati bazë i konservatorizmit), qoftë kur u themeluan SHBA-të me Deklaratën e Pavarësisë apo Letrat e Fedralistit (që janë gjithashtu një nga themelet e konservatorizmit e deri te lëvizja e re konservatore gati dy shekuj më vonë e nisur në SHBA, pas Luftës së Dytë Botërore konservatorizmi ruajti të paprekura disa pika kyçe të qenies së tij. Këto kishin të bënin me respektin e thellë për traditën, për besimin në Zot, për kufizimin e pushtetit, për prudencën, për frenimin e orekseve dhe epsheve pushtetore etj.

Sado përballë një ideologjie radikale dhe luftarake si ajo komuniste apo socialiste. lëvizja konservatore e përtërirë me Rusell Kirk, apo William Buckley, me Richard Weaver apo Leo Strauss, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga këto pika themeluese. Ajo vazhdoi dhe vazhdon ende të prodhojë mendim dhe ide politike për sfidat e sotme pa u shmangur nga ky thelb.

Ky thelb i traditës konservatore, i kufizimit dhe i vetëkufizimit të pushtetit dhe oreksit personal, i respektit për besimin dhe vlerat e besimit, i ndërtimit të një qeverisjeje që mbron dhe garanton liritë dhe të drejtat natyrore të njerëzve, ka për premisë bindjen se njeriu është subjekt i pasioneve dhe i orekseve të fuqishme, të cilat po të lihen të pashtrënguara, janë të afta të shkatërrojnë të drejtat, komunitetin dhe shoqërinë.

Ky shtrëngim, ky kufizim megjithatë nuk mund të bëhet nga shteti, nuk mund t’i jepet shtetit ky pushtet, sepse ai bëhet tiranik dhe djeg çdo gjë siç bëri komunizmi apo çdolloj tiranie tjetër. Atëherë për mendimin konservator ky kufizim ky shtrëngim do të vijë nga vetja, nga frika prej Zotit, nga respekti dhe dashuria për Zotin, nga kultivimi i bindjes se është detyrë hyjnore dhe përgjegjësi të jesh i matur dhe i vëtekufizuar dhe të mos ndjekësh epshet apo pasionet e tua pa fre.

Edmund Burke shkruan se “njerëzit janë të kualifikuar për liri civile në përpjesëtim të drejtë me gatishmërinë e tyre për të lidhur me zinxhirë orekset dhe pasionet… shoqëria nuk mund të ekzistojë pa një pushtet kontrollues të vendosur diku që është brenda njeriut dhe pa dyshim buron nga lart në qiell”. Është e shkruar në Kushtetutën e përjetshme të gjërave se njerëzit me mendje të pamatura dhe pasione epshore të pakontrolluara nuk mund të jenë të lirë. Pasionet epshore që ata kanë farkëtojnë prangat e tyre”.

Edmund Burke përdori togfjalëshin imagjinatë morale, togfjalësh që u rimor nga Russel Kirk pas Luftës së Dytë Botërore për t’u bërë zemra që pompon gjak në mendimin dhe veprimin konservator. Imagjinata morale merr jetë brenda bindjes se ekzistojnë gjërat e përhershme që janë ligji natyror universal, ligjet e natyrës, e vërteta universale, Zoti, mësimet apo tekstet e shenjta. Gjërat e përhershme kanë karakter objektiv dhe kuptohen konceptualisht nga arsyeja. Ndërsa imagjinata morale i jep virtyt dhe kuptim jetës dhe asaj që ne bëjmë në politikë, në familje, në punë etj. Imagjinata morale është subjektive, tenton të bëjë bashkë virtytin me dijen dhe ta bëjë njeriun dhe shoqërinë të ndërtojnë jetën, familjen, institucionet, shtetin në mënyrë të tillë që gjithkush të jetë rob Zoti me të drejtat dhe liritë e tij të garantuara, pa dhunë, pa luftë etj.

Vlera të tilla si pavarësia e vendit, patriotizmi, atdhedashuria, kultura tradicionale, varret e të parëve, doket apo zakonet e trashëguara, sigurisht që janë vlera, të cilat mbrohen nga konservatorizmi, por kjo mbrojtje vjen si pasojë e bindjes te gjërat e përhershme dhe të imagjinatës morale që njerëzit kultivojnë. Këto vlera nuk vijnë si slogane në ndjekje të pushtetit apo luftës për pushtet.

Konservatorizmi që qarkullon sot, i përdorur gjerësisht nga “Foltorja”, ka në thelb sovranizmin, kundërshtimin e ndikimit të fuqive të huaja dhe të elitës se quajtur prej tyre liberale etj. Në radhë të parë, kjo nuk ka të bëjë fare me konservatorizmin. Kjo nuk niset dhe as nuk e synon që të ketë në qendër idenë e vetëkufizimit, vetëkontrollit të pasioneve dhe epsheve. Kjo nuk niset dhe as e ka fare synim që të ndërtojë një ligjërim dhe mendim nisur nga fakti që ekzistojnë gjërat e përhershme, që ekziston Zoti, që ekzistojnë tekstet e shenjta, qe ekziston ligji natyror, që ekziston e vërteta universale. Ky lloj “konservatorizmi”, për të cilin flet Foltorja dhe zëra të tjerë, nuk niset e as e ka fare synim që të ngjizë apo mëkojë një imagjinatë morale nisur nga të vërtetat e gjërave të përhershme, nga bashkimi i virtytit me dijen.

Ky lloj “konservatorizmi”, i cili gjendet në vende të ndryshme të botës sot pak a shumë në këtë mënyrë, është në thelb antikonservatorizëm, është antiburkean, është revolucionar, është shprehje e ndjekjes së pasioneve dhe pushtetit, është shprehje edhe e krizës dhe e pafuqisë për të qenë konservatorë, thotë George Will.

Ky lloj konservatorimi, sovranizmi, lufta ndaj elitës politike liberale globale me demek, është edhe shprehje dhe mveshje me “ide politike” e luftës për pushtet, e mospranimit të së vërtetës, vijon Will.

Ky lloj konservatorimi, sovranizmi, është edhe mënyra e vetme që iu ka mbetur forcave të tilla për të konstruktuar një armik. Dihet që politika nuk bën dot pa armiq, në politikë armiku është i domosdoshëm sidomos kur nuk mundesh të prodhosh mjete të tjera për të përkufizuar veten.

Në Shqipëri, artikulimi i këtyre qasjeve “konservatore”, i këtij sovranizmi nga “Foltorja” është e qartë se bëhet për nevoja të prodhimit të një armiku dhe për nevoja të justifikimit të veprimit politik. Z Berisha dhe njerëz të tjerë të “Foltores” kurrë ndonjëherë që nga 1991 nuk kanë folur për konservatorizmim, për vlera të tilla të luftës ndaj liberalizmit, për mbrojtje të traditës dhe besimit, për mospranim të martesave gay apo luftë ndaj pikëpamjeve të genderism-it apo asaj që njihet si politikat e identitetit. Kurrë ndonjëherë askush nga foltorja nuk ka folur kundër politikave të identitetit (identity politics). Është e qartë pse e bën “Foltorja” këtë ravgim “konservator”, që siç thamë është një lloj antikonservatorizmi.

“Foltorja”, në fund të fundit, është e sinqertë, ndonëse pjesërisht në lidhje me këtë qasje. Ajo ka nevojë të kundërshtojë SHBA-të. Ajo nuk mund të pranojë që SHBA-të dhe sekretari Blinken kanë marrë vendimin për non gratan ndaj z. Berisha dhe kësisoj u duhet një mënyrë për të kundërshtuar që është marrja nën kontroll me çdo mjet e opozitës dhe një ideologji që është “konservatorizmi”, sovranizmi. Mjetet për marrjen nën kontroll të opozitës jo vetëm që nuk kanë qenë konservatore, jo vetëm që nuk kanë pasur në zemër të tyre idenë e maturisë, vetëkufizimit, zinxhirëve burjkeanë mbi pasionet dhe orekset, por kanë qenë të tmerrshme me sharje, fyerje, shpifje, me leva dhe tulla. Mjetet kanë qenë ekstremisht antikonservatore, revolucionare.

Ndërsa sa i takon ideologjisë, me anë të kësaj ideologjie “konservatore” foltorja rreket të shitet si lëvizje që e kundërshton SHBA-në gjasme për qëndrime ideologjike. Me anë të kësaj ideologjie, “Foltorja” e kundërshton SHBA-në, ambasadoren Kim, ndihmësnënsekretarin Escobar, sekretarin Blinken etj., si mbrojtës të ideologjive liberale që sulmojnë “Foltoren” sepse “Foltorja” është me demek konservatore. Pra, “Foltorja” sulmohet, sepse është konservatore, non grata është shpallur sepse kjo është një përplasje e elitës politike amerikane liberale kundër konservatorëve.

Pra, ka një lloj sinqeriteti “Foltorja”, sepse e sheh veten në luftë me institucionet politike të qeverisë amerikane, me SHBA-në. Ky sinqeritet nuk është i plotë, sepse “Foltorja” përpiqet ta shesë këtë si luftë ideologjike, gjë që nuk është assesi, dhe ka zgjedhur në një moment të caktuar të flasë si konservatore sovraniste. Shqipëria ka nevojë vërtet për mendim konservator, për politika konservatore, për Parti Demokratike që i mbart këto vlera, por nuk ka nevojë për tëhuajësime të tilla, për përdorime të tilla shumë mediokre dhe të dëmshme. Sovranizmi nuk mund të jetë ideologji e jona, aq më tepër të bëhet ideologji për të na mbrojtur nga SHBA në emër të konservatorizmit. Gjithashtu, ky konservatorizëm antiburkean dhe antikonservator, ky konservatorizëm që në vend ta përmbajë epshin dhe oreksin, e ekzalton atë, e nxit atë nuk e c çon askund PD-në dhe Shqipërinë.

Etiketa: Fitim Zekthikryesore2

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
Kujt i ngjan vajza e Marina Vjollcës?

Marina publikon foton me të bijën, ja komenti epik i Getoar Selimit (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com