GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Spahia u jep 350 milionë lekë pa garë babait të këshilltares dhe kushëririt të Arben Krajës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahia u jep 350 milionë lekë pa garë babait të këshilltares dhe kushëririt të Arben Krajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, gjatë gjithë kohës në krye të bashkisë ka firmosur tendera pa garë. Edhe pse opozita del çdo ditë dhe denoncon aferat e qeverisë, Spahiu shfaqet njësoj si zyrtarët e të majtës në pushtet. Me datë 7 shkurt 2023, kryebashkiaku ka firmosur kontratën me vlerë 350 milionë lekë për të rikonstruktuar ujësjellësin në disa zona të Shkodrës. Por, kjo kontratë duket hapur që është një aferë për të kënaqur ujqërit e fondeve se kush të marrë më shumë.

Së pari, tenderi është dhënë pa garë. Konkretisht Spahia ka skualifkuar që në fazën e parë katër ofertat më të lira dhe ka lënë në proces vetëm ofertën e bashkimit të operatorëve ALB-KONSTRUKSION” & “KARL GEGA KONSTRUKSION”. Këto kompani kanë paraqitur ofertën me vlerë 277 milionë lekë. Si të vetmit në garë ata morën fitoren pa konkurrencë. Kontratës i është vënë “Flamur i Kuq” dhe përbën shkleje flagrante të ligjit të prokurimeve. Ky është një nga dhjetëra tenderat që  firmoset në kundërshtim me rregulla oër një administrim korrekt të buxhetit.

Fituesit me mik

SPAK-u mund ta ketë të vështirë të reagojë, pasi dy fituesit kanë mik të fortë. Së pari, pronari i firmës “ALB-KONSTRUKSION” është Ejell Radohina, babai i një këshilltareje të Bashkisë Shkodër. Konkretisht këshilltarja Griselda Radohina është vajza e Ejell dhe e Fundime Radohinës. Dhe kjo nuk është hera e parë që Radohina përfiton tenderë pa garë nga kjo bashki, duke qenë se rrugën ia hap lehtë vajza e tij.

Ndërkohë edhe firma tjetër “KARL GEGA KONSTRUKSION” ka plot miq më pushtet që herë pas herë i sigurojnë ndonjë copë nga torta e tenderëve. Kjo frimë ka si pronarë: Luan Kopliku – 25%, Shkëlqim Rakipaj – 25%, Hartjan Sallaku – 25% dhe  Hasan Hafizi – 25%. Pikërisht ky i fundit iu siguron lidhjet për të fituar tenderët. Tashmë të gjithë e dimë se ai është kushëriri i Arben Krajës, ish-drejtuesi i SPAK. Hafizi ka miq edhe më të fortë. Ai është edhe burri i ish-deputetes “rilindëse” Mimoza Hafizi. Hafizi është gjithashtu edhe pronari  i kompanisë  “Albavia shpk”, përmes të cilës ka marrë miliarda lekë nga tenderat pa garë. Këtu është me vend fjala e urtë: “më mirë një mik (politikan), se sa një çiflig”!

©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimArben KrajaBardh Spahiaejll rahdonicaHafiziShkodërtender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Braimllari: 11 shkurti, dita kur populli do të vendosë

Braimllari: 11 shkurti, dita kur populli do të vendosë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com