GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spahia: Mazhoranca, urgjencë për të kaluar projektligjin e debatueshëm të barazisë gjinore

10:21 - 04/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahia: Mazhoranca, urgjencë për të kaluar projektligjin e debatueshëm të barazisë gjinore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bardh Spahia u shpreh sot në një dalje për mediet se mazhoranca po kërkon kalimin me urgjencë të projektligjit “Për barazinë gjinore”.

Spahia pohoi se anëtarët e PS-së gjatë punimeve të komisionit kanë tentuar që të ndryshojnë rendin e ditës, ndërsa më pas kanë bojkotuar mbledhjen.

Sipas Spahisë, sot Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale u përball me një situatë të paprecedentë në historinë e këtij komisioni pasi u tentua që në rendin e ditës të përfshihej projektligji “Për barazinë gjinore”.

“Pas debateve dhe diskutimeve të shumta për ndryshimin e rendit të ditës, në cilësinë e kryetarit të Komisionit pranova kërkesën e anëtarëve socialistë për ta hedhur në votë shtimin në rend dite të projektligjit për Barazinë Gjinore, kërkesë që u rrëzua me votë”, vijoi Spahia.

Spahia e konsideroi absurde një situatë të tillë, ku përfaqësuesit dhe iniciatorët bojkotojnë dhe tentojnë ta bllokojnë mbledhjen e komisionit pasi propozimi i tyre nuk u miratua me votë.

Sipas Spahisë, “në mënyrë të orkestruar anëtarët e mazhorancës socialiste duke mos pasur numrat, tentuan të bllokojnë zhvillimin e punës së komisionit dhe të ushtronin presion politik ndaj përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë”.

Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, nënvizoi se zanafilla e kësaj situate është urgjenca për të kaluar projektligjin e shumëdebatueshëm të “Barazisë Gjinore” i cili hap rrugën lejimit të vetidentifikimit dhe njohjes së më shumë së dy gjinive duke shkatërruar bazat e familjes shqiptare.

“Ky projektligj në gjykimin tonë dhe në gjykimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve është kundër interesit të shqiptarëve pasi qëllimisht kërkon të ndryshojë konceptin bazë të shoqërisë sonë, familjes tradicionale e përbërë nga bashkimi natyror midis një burri dhe një gruaje, duke shkatërruar binaritetin e dy gjinive bazë, në mënyrë që të hapë rrugën njohjes nëpërmjet vetë-identifikimit, më shumë se dy gjinive”, përfundoi Spahia.

Etiketa: Bardh SpahiaPD

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
SPAK çon përsëri në gjyq Alqi Bllakon, ja akuzat e reja ndaj ish-deputetit socialist

Afera me inceneratorin e Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllakon

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26

Një prej personave të kërkuar nga SPAK nën dyshimin si i përfshire në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Anglisë...

Lexo më shumë
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com