GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bardh Spahia si Voltana Ademi/ I jep pa garë 183 mln lekë ushqime të njëjtës kompani

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia Shkodër e lëshon dorën

Bashkia Shkodër e lëshon dorën

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Shkodër e lëshon dorën dhe shpenzon miliona lekë në tenderë me shkelje, madje edhe kur është fjala për ushqimin e çerdheve. Kjo bashki vazhdon të drejtohet nga të djathtët. Por me një stil të njëjtë shpërdorimesh si të majtët e qeverisjes qendrore. Paraardhësja Voltana Ademi shënoi rekorde me tenderët abuzivë, por edhe Bardh Spahia vazhdon traditën.

Më datë 20 mars 2023, Bashkia Shkodër ka regjistruar tenderin me objekt  “Blerje artikuj ushqimore” për çerdhet dhe kopshtet.  Nga ky fond, 124 milionë lekë do të shpenzohen për të blerë ushqimet në kopshte. Dhe 48 milionë lekë ushqime për çerdhet.

Por ç’ndodh me paratë e ndara për këtë prokurim?

Së pari, tenderi i është dhënë pa garë firmës “SEAD-SGS”shpk. Ajo ka qenë e vetmja kompani që ka paraqitur ofertë dhe në mungesë të konkurrencës, Spahia ia ka falur tenderin, pa pyetur për kërkesat e ligjit.

Së, dyti, oferta e firmës fituese është në vlerën 183 milionë lekë, pra, sa 100% e fondit limit. Kjo përbën një tjetër shkelje të ligjit për prokurimet publike.

Dhe së treti, nga një kërkim i thjeshtë evidentojmë që këtë tender në çdo vit e fiton firma “SEAD-SGS”shpk me administratore Entela Licin. Në të dhënat e publikuara në APP tregohet se në mars të vitit 2022, kjo firmë ka fituar tenderin e njëjtë nga Bashkia Shkodër, por vitin e shkuar me vlerë 150 milionë lekë.

Përveç faktit se kjo kompani favorizohet në shkelje të ligjit, në çdo vit bashkia i shton nga 30 milionë lekë fitimit të firmës.  Edhe në vitin 2022 “SEAD-SGS” shpk e ka marrë tenderin pa garë. Asaj kohe kontrata abuzive u firmos nga Voltana Ademi në ditët e fundit si kryetare e bashkisë. Pasi e ka marrë si “porosi”, pasardhësi i Voltanës, Spahia vazhdon bashkëpunimet me Licin dhe nuk po i del keq!

Lexo edhe: Spahia iu hyn tenderëve me kokë/ Ndriçimi në lagje, 63 MLN lekë pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBardh SpahiaShkodërtenderushqimeVoltana Ademi

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Tjetër tërmet është regjistruar në këtë shtet

Tërmeti 4.4 ballë, banorët në Ersekë: U trembëm shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com