GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spahia thirrje qytetarëve në Shkodër: Dilni masivisht në votime

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkodra hap sezonin turistik, Spahia: Mirëserdhët në Velipojë, “perlën” e Adriatikut!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa na ndajnë dhe tre ditë nga 14 maji, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbyllur sot fushatën zgjedhore në qytetin e Shkodrës.

Kandidati i opozitës Bardh Spahia, në fjalën e tij para qytetarëve, ka deklaruar se më 14 maj do të nisë një rrugëtimi i ri për Shkodrën me një të ardhme më të mirë e plot shpresë.

“Faleminderit nga zemra që jeni sot këtu dhe mirënjohje pa fund për secilin prej jush që na e bëtë këtë fushatë kaq të bukur, na hapet dyert dhe zemrat për të ndarë së bashku në gjithë këto javë vizionin tonë për drejtimin e Shkodrës.

Kam marrë kaq shumë emocione nga kjo fushatë, sepse në çdo takim që kam patur me ju, përtej moshës, profesionit, kontributit që keni dhënë dhe jepni në shoqëri, keni patur durimin e të dëgjuarit, argumentin e duhur të të shpjeguarit të problematikave që hasni në përditshmëri dhe vlerësimin e mbështetjen për zgjidhjet që kam propozuar përmes programit të këtyre 4 viteve, që e projekton Shkodrën si një qendër e rëndësishme në rajon.

Kudo ku kemi rrugëtuar në këtë fushatë, çdo lagje të qytetit dhe fshatra të njësive administrative, kam ndjerë frymën e fitores dhe besimin që dini të jepni vetëm ju, populli i Shkodrës. Vizioni dhe largpamësia që keni për t’i parë gjërat me objektivitet më bëjnë sot më të bindur se kurrë se falë mbështetjes të secilit prej jush, Fitorja e 14 Majit do të jetë më e thellë, më e bukur dhe më shpresëdhënëse për Shkodrën tonë.”, ka thënë Spahia.

Ai ka shtuar se shkodranët nuk janë dorëzuar edhe në kohët e vështira e nuk do ta bënë as tani pavarësisht përfshirjes së krimit dhe parave të pista.

“As në kohët më të vështira nuk jemi dorëzuar, as në momentet më delikate që ka kaluar vendi ynë nuk kemi gabuar, sepse na kanë udhëhequr parimet e forta që i kemi të trashëguara brenda nesh. Nuk do të ndodhë as këtë herë, e kam bindje këtë, përtej presioneve, parave të pista që janë hedhur në qarkullim, përfshirjen e krimit që po tenton edhe në këto zgjedhje ta bëjë pis Shkodrën dhe zgjedhjen tuaj të dashur bashkëqytetarë.

Shkodra nuk është e atyre, Shkodra është e juaja, e të gjithëve ne, që me ndershmëri, përkushtim dhe vizion, do t’i japim ditë pas dite shkëlqimin që ajo meriton.

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga e diela e 14 Majit, që do të jetë dita më e rëndësishme për Shkodrën dhe Shqipërinë. Të vlerësojmë këtë moment dhe t’i japim rëndësinë që ka, shenjtërinë që duhet të ketë vota jonë, sepse përmes saj vendosim për të ardhmen. Ju ftoj me zemër të dilni masivisht në votime, ta thoni përmes fuqisë që ka vota fjalën tuaj dhe ta kurorëzojmë fitoren tonë ashtu siç i ka hije Shkodrës. Ashtu siç kemi ditur ta bëjmë gjithmonë, me qytetarinë dhe zgjuarsinë që na karakterizon.

Vota për Bardh Spahia dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” do të jetë besimi që i jepni një ekipi profesionist dhe të përkushtuar, që ka zgjedhur të parën Shkodrën mbi çdo gjë. E diela e 14 Majit është një sfidë për të gjithë qytetarët e ndershëm qe e duan Shkodrën larg duarve të krimit.

Është një obligim dhe ndjenjë dashurie e përgjegjësie që kemi për qytetin ku gjenden rrënjët tona, kemi lindur dhe jemi rritur. Prandaj ftesa që kemi bërë në gjithë këto ditë, ka qenë ajo për të drejtuar bashkërisht Shkodrën, duke qenë ju të parët dhe askush tjetër.”, ka thënë ndër të tjerash Bardh Spahia.

Spahia u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime e të thonë fjalën e tyre nëpërmjet votës.

“Të jeni të bindur se kjo fitore do të jehojë fort, do ta bëjë edhe më të fortë Shkodrën, ekonomikisht dhe administrativisht, ashtu siç ka qenë përherë ndër rrjedhat e shekujve. 14 Maji do të jetë dita në të cilën nis rrugëtimi i ri për Shkodrën, i mbushur plot shpresë dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për familjet tona.

E në fund më lejoni ta mbyll me një përkufizim që Barleti i bën Shkodrës ku thotë: Shkodra ka fitue nam të madh, se historia e saj ka qenë me të vërtetë madhështore.

Këtë madhështi e kemi në duar të mos e lëmë të shkatërrohet nga ata që bënë çdo gjë për t’ja zbehur Shkodrës. Të gjithë bashkë drejt kutive të votimit për t’i dhënë Shkodrës shkëlqimin që meriton. Fitore. Faleminderit!”,ka përfunduar kandidati i BF.

Etiketa: Bardh SpahiaZgjedhje

Lajme të lidhura

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
Para
Europa League, Juventus sfidon historinë

Europa League, Juventus sfidon historinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com