GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spahia: T‘i japim fund maskaradës elektorale që ka vetëm një përgjegjës, Edi Ramën

11:41 - 26/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahia: T‘i japim fund maskaradës elektorale që ka vetëm një përgjegjës, Edi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Shkodres, Bardh Spahia, në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, u shpreh se qytetarët shkodranë kanë dhënë një mesazh të qartë përmes votës së tyre, duke u treguar më të ndërgjegjshëm se kurrë në mbrojtje të interesit publik dhe demokracisë.

Spahia theksoi se zgjedhjet nuk u zhvilluan në kushte të barabarta, duke akuzuar mazhorancën për përdorim të shtetit dhe të të gjitha burimeve publike në funksion të tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve.

Sipas tij, kemi të bëjmë me një ‘maskaradë elektorale’ të mirëorganizuar, që nuk lejonte qytetarët shqiptarë të shprehnin lirisht vullnetin e tyre nëpërmjet votës.

Ai shtoi se kjo situatë nuk është thjesht një problem lokal, por pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm në të gjithë vendin, ku sipas tij, prej 12 vitesh mazhoranca ka punuar për të asgjësuar të drejtën e votës së lirë dhe për të kapur çdo institucion.

Spahia kërkoi reflektim të thellë institucional dhe politik, dhe theksoi se kjo ‘masakër elektorale’ duhet të marrë fund, duke përmendur si përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

“Unë kam përshtypjen se më mirë se askush tjetër, qytetarët shkodranë kanë qenë të ndërgjegjshëm dhe kanë dhënë përgjigjen e tyre përmes votës. Ka qenë një sulm politik ndaj një personi që ka mbrojtur gjithmonë interesin publik dhe qytetar. Unë falënderoj të gjithë qytetarët shkodranë për mbështetjen e tyre dhe që kanë zgjedhur të votojnë Partinë Demokratike në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe me një batërdi elektorale, e cila ka nevojë për shqyrtim dhe reflektim të thellë.

Unë mendoj se qytetarëve shqiptarë duhet t’u rikthehet e drejta e votës, e cila është eliminuar dhe asgjësuar nga një mazhorancë që prej 12 vitesh nuk lejon që qytetarët shqiptarë të shprehen përmes votës së lirë. Vota e shqiptarëve është tjetërsuar në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ka pasur një maskaradë elektorale, për të cilën jemi të gjithë të vetëdijshëm, dhe ka nevojë për reagim dhe reflektim nga ata që kanë marrë përsipër të tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Ka qenë një luftë e jashtëzakonshme në kushte të pabarabarta, me shtetin të bërë njësh me krimin dhe përdorimin e të gjitha resurseve publike e shtetërore në funksion të tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve shkodranë. Do të kishte krejt tjetër rezultat – dhe Shkodra, padyshim, do të kishte një rezultat tjetër – ashtu si e gjithë Shqipëria. Kjo është një masakër elektorale që duhet të marrë fund, dhe përgjegjës për këtë janë persona me emër dhe mbiemër: Edi Rama dhe qeveria e tij”, tha Bardh Spahia.

Etiketa: masakerSpahiaZgjedhje

Lajme të lidhura

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Para
Helmimi i fëmijëve të kopshtit, kryebashkiaku i Gramshit gënjen paturpësisht: S’ka të shtruar

Helmimi i fëmijëve të kopshtit, kryebashkiaku i Gramshit gënjen paturpësisht: S’ka të shtruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com