GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Spahiu: Clinton? Me këtë u konfirmua që ne shqiptarët jemi…

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahiu: Clinton? Me këtë u konfirmua që ne shqiptarët jemi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miku më i madh që e ka njohur historia e Kosovës. Kështu po vlerësohet ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton nga ambasadori i parë i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu.

Duke folur për vizitën e ish-presidentit amerikan në Tiranë, ish-ambasadori Spahiu në “RTK Prime” ka thënë se kjo vizitë ishte një ngjarje e madhe për shqiptarët në përgjithësi.

“Ishte diçka që e ka organizuar shteti shqiptar e që mendoj se ka dëshmuar pikërisht atë që shqiptarët paraqesin. Mosmirënjohja nuk është veti e shqiptarit. Me këtë u dëshmua se jemi mirënjohës për të gjitha çfarë ai ka bërë. Ai ishte në Shqipëri, por aty ishte e pranishme edhe Kosova, ishin Bill Klintonët e Kosovës, ishin të gjithë ata që shprehën falënderimin për atë që ka bërë presidenti Clinton. Pikërisht ky njeri ka qenë miku më i madh që ka njohur ndonjëherë historia e Kosovës. Prandaj, meriton  çdo respekt e çdo nderim”, ka theksuar Spahiu.

Ai ka rikujtuar vitin 2019 kur në Kosovë presidentit Clinton i është dhënë “Medalja e Lirisë”, e që është dekorata më e lartë në vendin tonë. “..dhe tani edhe shteti shqiptar ka ndërmarrë një hap të tillë dhe tani ky nderim është i plotë në të dy anët e kombit shqiptar. Ishte vërtetë emocionuese dhe kjo vjen pikërisht në një kohë kur momentumi është i rëndësishëm edhe për raportet, por edhe për faktin që sivjet bëhen 15 vjet të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve”, ka shtuar Spahiu, transmeton RTKlive.

Ai tutje ka thënë se 15-vjetori i marrëdhënieve diplomatike është një lloj jubileu dhe është mirë që kjo të shënohet në mënyrën sa më dinjitoze.

“Mendoj se si Kosovë kemi mundur të bëjmë di çka më shumë me këtë datë, që të dëshmojmë përkundër disa zhvillimeve se ne qëndrojmë paluhatshëm me miqësinë e SHBA-së. Po shpresoj që së shpejti do ta konfirmojmë këtë edhe në këtë kohë”, ka shtuar ai./RTK

Etiketa: Avni SpahiuBill Clinton

Lajme të lidhura

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba
Aktualitet

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Para
“Mos më bërtit, s’je më prokurore”/ Imeraj tregon momentin e vështirë pas shkarkimit

Vrasja dhe plagosjet e dy fëmijëve në Fushë-Krujë, Imeraj: Krimi është bërë më shumë agresiv, nuk pyet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26

Studentja Anjeza Marku, aktiviste në protestën e studentëve dhe qytetarëve, e ftuar në News24, foli për protestën e madhe kombëtare,...

Lexo më shumë
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com