GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Spahiu i dhuron tenderin 233 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

12:22 - 24/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Spahiu i dhuron tenderin 233 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Dibrës, Rrahim Spahiu, harxhon sa qimet e kokës për të asfaltuar një rrugicë fshati. Lekët e tenderit ia çon në xhep një të dënuari për falsifikim!  Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Sistemim asfaltim i rrugës së fshatit Majtarë e Poshtme” me fond 233 milionë lekë.

Ku shohim sa para do të shpenzohet sigurisht ju shkon mendja që do të shtrohet ndonjë rrugë kryesore në fshat. Por, në fakt më poshtë shohim që bëhet fjalë për një segment 1.72 km të gjatë. Rrugës do t’i pastrohen barishtet dhe do t’i hidhet një shtresë asfalti.

“Rruga do të ketë një gjatësi totale prej 1720 m, gjerësi të përgjithshme prej 4.60 m , dhe do të përbëhet nga : -trupi i rrugës me gjerësi 4.60 m – pjesa e asfaltuar me dy pjerrësi tërthori 3.60 m – dhe në të dyja anët bankine me stabilizant me gjerësi 2 x 0.50 m”, thuhet në të dhënat e preventivit. Pra, qenka një rrugicë e ngushtë

Ndërkohë edhe fotot më poshtë të paraqitura në anekset e kontratës tregohet që do të shtrohet një rrugicë, që sigurisht do t’i vijë në ndihme banorëve, por mund të realizohet me më pak shpenzime.

Tenderi me “Red Flag”

Abuzimi dhe korrupsioni është shpjegimi pse Spahiu ka lëshuar dorën me këtë fond. Në dokumentet e tenderit shohim se gjatë prokurimit në mars 2023 kanë paraqitur oferta 3 kompani, por në atë kohë procedura u anulua nga vetë bashkia AK për “shqyrtim”.

Njëra nga kompanitë, S I R E T A 2F e ankimoi këtë vendim për anulim procedure në korrik 2023, por KPP e mbylli çështjen me refuzim të ankesës. Ndërsa në shtator 2023, Spahiu solli versionin përfundimtar të tenderit dhe për të mos pasur më përplasje shpalli automatikisht fituese, pa garë fare, firmën “S I R E T A 2F”, në pronësi të çiftit Fatime dhe Fiqiri Pali. Pra, “anulimi” ishte loja e Spahiut për t’ia dhënë tenderin kësaj kompanie. Në dokumentin më poshtë duket qartë se tenderi është shënuar me “Red Flag” nga monitoruesi Open Data për shkak të riskut të lartë të korrupsionit.

Në dokumente rezulton se pronare është Fatime Pali, por themeluesi dhe aksioneri i vërtetë i firmës është Fiqiriu.

Gjithsesi pazaret janë bërë brenda familjes dhe urdhrat vazhdon t’i japë Fiqiri Pali. Ky i fundit njihet për faktin që është dënuar më parë për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh.

Ai arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta.

Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarkën, u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.

Ndërsa tani vazhdon të përfitojë tenderë pa garë, sepse zyrtarët e korruptuar janë gjithandej nëpër bashkitë e vendit.

 

Veliaj, tender 2.2 mld lekë Fiqiri Palit, të dënuarit për falsifikim dhe ryshfet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDiberred flagrrahim spahiurrugetender

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
“Kam vrarë hallën e burrit”, humori i zi i ish-banores së BB nuk ka limite

"Kam vrarë hallën e burrit", humori i zi i ish-banores së BB nuk ka limite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com