GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spahiu: Kryemadhi kaloi kufirin në këmbë, si kalojnë mushkat në mal

23:13 - 03/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahiu: Kryemadhi kaloi kufirin në këmbë, si kalojnë mushkat në mal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juristi Kreshnik Spahiu deklaron se ish-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, akuzuar si e përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës, ka kaluar kufirin nga Shqipëria për në Greqi më këmbë.

Gjatë një lidhje live për emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Spahiu tha se Kryemadhi kur ka qenë ende zonja e Parë ka ikur më këmbë në Qafë Bot drejt Greqisë më 17 Korrik, më datë 18 korrik është bërë transferta dhe më 19 korrik është kthyer në Shqipëri. Sipas juristit, kjo mund të konfirmohet lehtësisht përmes sistemit TIMS.

Spahiu ka akuzuar Kryemadhin se ka bërë biznes me oligarkët rus që kanë financuar partinë e Putinit.

Pjesë nga debati:

Spahiu: Një nga veprimet e transfertave bankare lidhet me një veprim të drejtpërdrejt të Kryemadhit që më datën 17 korrik ka kaluar kufirin e Greqisë në Qafë Bot, në këmbë. Pra siç janë emigrantët që kalojnë me mushka, zonja ka kaluar në këmbë kur ka qenë Zonjë e Parë, nuk ka qenë ende kryetare e LSI-së, por zonja e parë e Presidentit.

Duma: Kush e konfirmon këtë?

Spahiu: TIMS-I konfirmon që është kaluar më 17 korrik në kufi për në Greqi, më datë 18 korrik është bërë transferta dhe më 19 korrik është kthyer në Shqipëri.

Pra të gjitha janë të kopsitura. Informacionet e sjella nga Sherbimet Inteligjente të huaja me informacionin që është në sistemin TIMS.

Po ta vini re Kryemadhi ka dy teza mbrojtëse. Nuk tregon se ka kaluar kufirin në këmbë dhe thotë me siguri se nuk ka llogari bankare.

Duma: Ca problemi ka se ka kaluar në këmbë kufirin, çfarë e implikon?

Absolutisht asgjë, vetëm ti thotë popullit pse ka kaluar në këmbë më 17 korrik. Llogaritë keni publikuar ju, por mediat e tjera kanë publikuar edhe TIMS-in.

Duma: Është në të drejtën e saj.

Po është në të drejtën e saj, mirëpo, është në të drejtë të bëjë edhe biznes?! Kryemadhi ka bërë biznes me oligarkët rus që kanë finanacuar partinë e Putinit.

Etiketa: Kreshnik SpahiuMonika Kryemadhi

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Vllaznia arrin marrëveshjen, kush është trajneri i ri

Vllaznia arrin marrëveshjen, kush është trajneri i ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com