GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spahiu publikon emrat: Pse i eliminoi Berisha 337 themeluesit e PD

17:31 - 08/12/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahiu publikon emrat: Pse i eliminoi Berisha 337 themeluesit e PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreshnik Spahiu shprehet se Sali Berisha i eliminoi Berisha politikisht të 337 themeluesit e PD.

Në një postim në rrjetet sociale, ai kujton themelimin e PD-së, ndërsa Berishën e quan një monstër.

Reagimi

Spahiu shkruan:

Atë mbrëmje dhjetori unë isha atje. Së bashku me Azem Hajdarin dhe Arben Ristanin ishim si përfaqësues të fakultetit shkencave politike-juridike. Papritur erdhi ai së bashku me Gramoz Pashkon. Nuk e njihja por quhej Sali Berisha. Kishte dy kërkesa: 1- Të shpërndaheshim me qetësi sepse sipas tij, demonstratat ishin inspiruar nga agjent serb të UDB, 2- Kërkoi që të ishte një nga personat që do shkonin tek Ramiz Alia për takim me grupin e studenteve.

Kërkesat e tyre ngjallën reaksionin e gjithë studentëve. Dy studentë të arteve na bindën që ata janē spiunë të Ramiz Alisë dhe ne votuam kundër. U refuzuan dhe u fishkëllyen. Pa u zgjatur me histori që i keni dëgjuar me dhjetëra here po ju rikujtoj se pas 4 ditësh u shpall Partia Demokratike me 338 themelues dhe firmëtar.

Ai u rishfaq sërish aty dhe rrëmbeu mikrofonin pas Azemit për të marr protagonizëm me çdo kusht. Nuk e krijoi ai, madje për kujtesë të miliona shqiptarëve, kryetar u zgjodh Azem Hajdari dhe disa muaj më pas i zuri vendin e kryetarit ky me klanin komunist.

E mori kontrollin dhe shfarosi çdo kënd duke shkruar vet historinë. Dikush që po më lexon ndoshta nuk do më besoj por sot s’do bëj asnjë koment sepse fakti me dokumente që po publikoj flet vetë. Sali Berisha i eliminoi 100% thelemuesit. Asnjë nga 338 themeluesit e PD nuk janë sot as deputet dhe as anëtar kryesi të PD me përjashtim të në emri. Ai quhet Sali Berisha. Eliminoi gradualisht të gjithë: Abdi Baletën, Petrit Kalakullën, Aleksandër Meksin, Gramoz Pashkon, Eduard Selamin, Ridvan Peshkopinë, Uran Butkën, Tomor Dostin, Tomor Malasin, Azem Hajdarin, Zenel Hoxhën …..:. dhe 337

Dikush do thotë: “Edhe këta nuk ishin burra të mirë”. Po mirë o njerëz, të gjithë dolën burra të këqij dhe vetëm Berisha ishte burrë. Jo të nderuar miq. Në rastin më të mirë ai e kishte mision shkatërrimin e disidencës anti-komuniste që lindi në Shqipëri. Në rastin tjetër ai është monstra dhe besëpreri më i madh i kombit, madje më i rrezikshëm se Enver Hoxha pasi ky i nxjerr në prit dhe u ngul thikën pa shpine të gjithë miqve. Asnjëri nuk është sot në parlament. Pa e zgjatur lexoni listën zyrtare e 337 shokëve dhe themeluesve të PD që eliminoi Sali Berisha.

Etiketa: Kreshnik SpahiuPDSali Berisha

Lajme të lidhura

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Capello: Në Katar u festua fundi i tiki-takës

Capello: Në Katar u festua fundi i tiki-takës

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Lexo më shumë
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com