GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Spaho i revoltuar: Kur shkelet Kushtetuta do të bllokoj Kuvendin

09:42 - 21/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Spaho i revoltuar: Kur shkelet Kushtetuta do të bllokoj Kuvendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka replikuar ashpër në mbledhjen e Sekretariatit ku pritet të përjashtohen 6 deputetë të tjerë të opozitës, me kryetaren e Sekretariatit Klotilda Bushka.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho teksa bëri disa pyetje se pse nuk ngrihet Komisioni Hetimor për McGonigal, kërkoi fjalën e tij në sallë, ndërsa debatoi me kryetaren, Klotilda Bushka. Ai tha se SPAK nuk hap hetimet ndaj çështjes McGonigal dhe lidhjeve të tij me Ramën, pasi ka frikë nga kryeministri.

“Mbledhja zhvillohet ditën e parë të punës, dhe duhet ta kishit mbajtur dje. Kjo që po bëni është e jashtëligjshme. Do e ankimoj këtë shkelje në Gjykatën Administrative. Përveç arsyeve të tjera, s’dua që të lejohet që këtu të instalohet një diktaturë. Çfarë po kërkojmë ne që çuditeni ju që të flasim për këtë skandal të madh?! Çfarë ka ndodhur në SHBA? Po e heton Kongresi.

Të njëjtën gjë kërkojmë dhe ne. SPAK nuk ekziston dhe nuk ka këllqe që të hetojë Edi Ramën, dhe të hetojë Kuvendin, ku së paku është opozita, që të hetojë faktet. As komisioni hetimor nuk merr, se e kemi provuar se si bllokohet ky komision. Me kë është takuar McGonigal? A ka ushtruar presion? A është takuar me ligjvënës?! Më lër të flas zonjë, se keni frikë se çfarë thotë Edi Rama. A po më përjashton? Se ju e keni marrë vendimin. Më dëgjo se pse protestojë unë, mos më pri fjalën. Jam unë që do flas këtu, kam të drejtë të flas se po më përjashton, nuk të lejoj. Nëse do sillesh si laja e kullës së barit, do më dëgjosh. Ore me forcë po vepron ti, unë po respektoj rregullat. Nuk mund të më pengosh.”, tha ai.

Ankimin në gjykatë

Ndër të tjera deputeti Spaho, theksoi se një masë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Kuvendin e Shqipërisë, duke shtuar se do ta ndjekë edhe në gjykatë.

“Kuvendi po më përjashton, nënkryetarja po më përjashton. Ju po më përjashtoni. Ju më thoni që kam prishur rregullin e parlamentit, unë them jo sepse kam kërkuar gjëra në interes të vendit. Seancë pyetjeje, ngritjen  e Komisionin Hetimor.  Çfarë ndodh, kryeministri nuk vjen dhe ju nuk pranoni të ngrini Komisione Hetimore. Tani kryeministri del dhe thotë në media që nuk e lejoj Komisionin Hetimor. Por çfarë thotë Gjykata Kushtetuese? Që Komisioni Hetimor është i detyrueshëm të ngrihet. Atëherë unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që kryeministri po ma merr me dhunë?

Të pezullosh të drejtat Kushtetuese të deputetëve do të thotë grusht shteti, praktikisht. Sjellja ime është rrjedhojë e shkeljes së të drejtave të mia. Nuk do ta lejoj, do të kërkoj gjithandej, do të bëj zhurmë, do t’i bie bilbilit, do të thyej edhe karrige për të drejtën time. Do të kërkoj të drejtën dhe do të mbroj të drejtat. Ngjarja për të cilën po flasim ka implikime, janë paguar para për të hequr të drejtat e mia si opozitë, për të shkatërruar opozitën. Është përdorur ky mekanizëm vetëm për të shkatërruar.

Ju po merrni masë për mua, doni të më përjashtoni për 20 ditë, si mund të ndodhë kjo? Punimet e Kuvendit në seancë plenare i kam bllokuar sepse dua të hetohet sepse janë blerë nëpunës të huaj për të eliminuar opozitën. Firmat i keni dhe ju nuk doni t’i thërrisni ata deputetë, firmat e tyre janë të rregullta. Rregullat po i shkel ti duke u bërë kukull e Edi Ramës. Politikisht po vepron si e komanduar në mënyrën më të keqe dhe më të shëmtuar. Nuk jam dakord dhe do ta ndjek edhe në gjykatë”, tha Spaho.

 

Etiketa: Kryesore1kuvendSpaho

Lajme të lidhura

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Aktualitet

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25
Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t
Aktualitet

Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

12:59 - 27/12/25
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë
Aktualitet

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25
Para
I shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Donte të martonte vajzën pa dëshirën e saj, arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet
Aktualitet

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

14:15 - 27/12/25

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Lexo më shumë
Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

13:59 - 27/12/25
SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe

13:45 - 27/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25
Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

13:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com