GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SPAK bën bilancin e janarit: 15 të kallëzuar, 16 në kërkim…

10:58 - 14/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-deputeti i PD përfundon në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka njoftuar sot se në bilancin e punës për muajin janar janë regjistruar 15 kallëzime penale, ku 6 prej të cilave janë për mosnisje të hetimeve.

SPAK njofton se janë sekuestruar mijëra euro dhe pasuri të paluajtshme në kuadër të ligjit antimafia, ndërsa 16 shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policisë:

Janë paraqitur 15 kallëzime penale; për 6 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët, 6 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 9 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 12 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 6 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 2 procedime me 6 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 21 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 9 vendim themeli, janë deklaruar fajtorë 37 persona të pandehur. Në kuadër të ligjit antimafia, janë dhënë nga gjykata 2 vendime sekuestrimi sipas te cilit janë sekuestruar:

23 pasuri të paluajtshme

14 pasuri të luajtshme

1 llogari bankare

13 subjekte tregtare nga të cilët, 10 subjekte të sekuestruara plotësisht dhe 3 me kuota përkatëse

Në kuadër të ligjit antimafia, janë dhënë nga gjykata 2 vendime konfiskimi sipas te cilit janë konfiskuar:

13 pasuri të luajtshme

9 pasuri të paluajtshme

3 subjekte tregtare

178.500€ dhe 8.629.000 Lekë

Janë kthyer 45 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

***

Janë ekzekutuar gjithsej 18 vendime penale të formës së prerë; nga këto 8 vendime, kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 10 në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Janë nxjerrë gjithsej 51 urdhra ekzekutimi me 51 të dënuar. Nga këto, për  23 të dënuar,   vec masave të dhëna me dënimet  kryesore është urdhëruar sipas vendimeve të gjykatës dhe sipas nenit  35 të Kodit Penal  heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike. Janë nxjerrë 7 urdhra ekzekutimi për shpenzimet proceduriale për  7 të dënuar.

Për 5 vendimeve të formës së prerë,  janë  nxjerrë urdhra prokurori për ekzekutimin e tyre mbi disponimin  e provave materiale sipas përcaktimit në vendimet përkatëse.

Janë nxjerrë 3 urdhra ekzekutimi  për 3 vendime të formës së prerë nga këto, sipas pasurive përkatëse:

Të luajtshme:

– Aparate celulare  5 cope të markave të ndryshme;

Vlera monetare

528.000 (pesëqindë e njëzetë e tetë mijë) lekë

2.000 (dymijë ) EURO

Janë zbardhur dhe miratuar nga prokurorët e posaçëm  28 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 2 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

***

Janë vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 16 shtetasve shqiptarë, si dhe janë dërguar pranë autoriteteve të huaja 2 kërkesa për ekstradim.

Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore, në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 3 takime koordinuese me autoritetet e huaja.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë pjesë edhe në 2 Takime/Trajnime/Konferenca, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. U është kthyer përgjigje e plotë 30 kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga mediat dhe shtetas shqiptarë.

Etiketa: bilanciJANARSpak

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, arrestohet Leonard Duka

Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, arrestohet Leonard Duka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com