GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK bën bilancin për marsin: Janë regjistruar 18 çështje penale

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit për inceneratorin e Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka bërë një përmbledhje për muajin mars. Sipas SPAK, janë paraqitur 19 kallëzime penale.

Gjithashtu, janë regjistruar 18 procedime penale, nga të cilat  7 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

“Janë paraqitur 19 kallëzime penale, nga të cilat, për 7 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 18 procedime penale, nga të cilët: 7 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 20 personave nën hetim.

Në kuadër të ligjit anti-mafia është dhënë nga gjykata 1(një) vendim sekuestrimi sipas të cilit janë sekuestruar:

– 8 pasuri të paluajtshme.

– 2 llogari bankare me vlerë rreth 259.000 euro.

Në kuadër të K. Penal dhe K. Pr. Penale, është dhënë nga gjykata 1(një) vendim sekuestroje preventive me 2 pasuri të paluajtshme.

Janë kthyer 45 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

***

Janë ekzekutuar gjithsej 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto, të gjitha vendimet kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Apelit , ku 3 vendime nga Gjykata e Posaçme e Apelit janë ndryshuar me shënimet përkatëse dhe 2 janë lënë në fuqi. Janë nxjerrë gjithsej 48 urdhra ekzekutimi për 48 persona të dënuar. Për 2 persona Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm dhe për 1(një) person ka vendosur pafajësinë.

Për 20 të dënuar, veç masave të dhëna me dënimet kryesore, është urdhëruar sipas vendimeve të gjykatës dhe sipas nenit 35 të K. Penal heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Për 3 vendime penale të formës së prerë janë nxjerrë urdhëra ekzekutimi për disponimin e provave materiale ku është bërë konfiskimi apo kthimi i tyre sipas vendimmarrjes se gjykatës.

Janë zbardhur dhe miratuar nga prokurorët e posaçëm 20 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 2 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për përfundimin e dënimit alternativ dhe u është dërguar Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës ku kanë vendbanimin e tyre, për 2 shtetas.

***

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 16 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 1 (një) shtetasi shqiptar.

Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë pjesë edhe në 8 Takime/Trajnime/Konferenca, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

***

U është kthyer përgjigje e plotë 17 (shtatëmbëdhjetë) kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga mediet dhe shtetas shqiptarë”, njofton SPAK.

Etiketa: Kryesore1procedimeSpak

Lajme të lidhura

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh
Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26
Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Para
Aktori Gerard Depardieu nën hetim për ngacmim seksual

Aktori Gerard Depardieu nën hetim për ngacmim seksual

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh
Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26

Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas një qëndrimi prej rreth shtatë orësh. Pasi ka...

Lexo më shumë
Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

18:33 - 26/10/26
Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

18:23 - 26/10/26
Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com