GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK bën lëvizjen e radhës për Thoma Gëllçin

09:35 - 15/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK bën lëvizjen e radhës për Thoma Gëllçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka vendosur të dërgojë në gjyq Thoma Gëllçin, ish-drejtorin e RTSH-së. Kujtojmë që Gëllçi akuzohet për shpërdorim të detyrës. Të pandehur për shkelje te barazisë në tendera u morën Julian Tapia, Alban Malaveci si dhe Ervin Murja.

Të pandehur për shkelje te barazisë ne tendera u morën Julian Tapia, Alban Malaveci si dhe Ervin Murja.

Arrestimi i Thoma Gëllçit

Thoma Gëllçi ka mbajtur për pesë vite detyrën e drejtorit të RTSH, nga maji i 2016 deri në maj të vitit 2021, kur dhe u lirua nga posti me vendim të bordit drejtues. Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi u arrestua në tetor të këtij viti me akuzën për abuzimin me tenderin për kanalin “RTSH Agro”. Tender ky që ka të bëjë me blerjen e disa pajisjeve për “RTSH Agro”, vlera e të cilit shkonte në rreth 1 milion dollarë. Tenderi për blerjen e pajisjeve ka nisur procedurën në vitin 2018, ndërkohë që kanali RTSH Agro nuk ishte miratuar as nga bordi dhe as nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Sinjali i kanalit “RTSH Agro” është shfaqur në paketën e RTSH vetëm në vitin 2021, pra 3 vite pas tenderit për blerjen e pajisjeve. Thoma Gëllçi akuzohet për “Shpërdorim detyre”, pasi ka kryer disa shkelje ligjore në procedurën e prokurimit të tenderit. Në pranga ranë dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, J. Tapia, A. Malaveci dhe E. Muraj. Tre zyrtarët akuzohen për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Në lidhje me të akuzuarit prokuroria e posaçme bëri kërkesë në GJKKO për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”. Kërkesë e cila u pranua nga gjykata. “SPAK e ka regjistruar proçedimin penal në datën 28 shkurt të 2020. Pas hetimeve u vërtetuan akuzat për shkelje në këtë tender dhe mbrëmjen e sotme SPAK ka bërë arrestimin e tyre, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, njoftoi SPAK ditën e arrestimit. Nga hetimet e SPAK rezultoi se në tenderin me fond limit 87 milionë lekë, kishin marrë pjesë dy kompani dhe fituese është shpallur kompania e cila ka ofruar 20 milionë lekë më shumë. Megjithatë kjo kompani nuk i përmbushte kriteret për të qenë fituese e tenderit. Drejtori i asaj kohe, Gëllci dyshohet dhe për një shkelje tjetër në lidhje me blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Në lidhje me mallrat e blera përmes këtij tenderi, dyshohet se Gëllci ka firmosur një dokument për shtyrjen e afateve të dorëzimit. A.L/ gijotina.com

 

Etiketa: Kryesore1SpakThoma Gëllçi

Lajme të lidhura

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Para
Lufta në Ukrainë, këta janë tre kryeministrat evropianë që do të shkojnë sot në Kiev

Lufta në Ukrainë, këta janë tre kryeministrat evropianë që do të shkojnë sot në Kiev

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com