GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim dosjen e Lefter Allës

11:34 - 16/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK dërgon për gjykim dosjen e Lefter Allës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme SPAK dërgon për gjykim dosjen për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK.

Përveç tij, nën masën e arrestit me burg janë edhe 10 persona. Ndërsa për dy të tjerë është kërkuar masa e arrestit në shtëpi. SPAK ka dërguar për gjykim edhe ish-zyrtarët e tjerë të bashkisë.

SPAK po heton që prej vitit të kaluar në bashkëpunim me policinë dhe rezulton se janë konsumuar veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi veç atyre tradicionale.

Prokuroria e Posaçme thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se kryebashkiaku i Bulqizës ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën. Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

Kryebashkiaku së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata. Por, ka dhe më shumë se kaq në konkluzionet e SPAK. Të hetuarit me veprime aktive, jo vetëm kanë ngritur një mekanizëm të posaçëm për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender, por kanë zbuluar se firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari Aqif Konesha, i cili rezultoi lidhje e afërt e kryetarit të bashkisë, Lefter Alla.

Tre vjet më parë, Alla u hetua nga SPAK për “prodhim dhe mbajtje të lëndeve narkotike”, hetim që nisi pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se shfaqej krybashkiaku duke konsumuar kokainë. Në kuadër të hetimit, Alla iu nënshtrua dhe testit të drogës, prej nga rezultoi se nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe më pas hetimi i nisur u pushua.

Etiketa: Kryesore1Lefter AllaSpak

Lajme të lidhura

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Para
Pedofili homoseksual abuzon me të mitur, Policia e shpall në kërkim

Pedofili homoseksual abuzon me të mitur, Policia e shpall në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26

Parlamenti i Shqipërisë votoi të enjten kundër heqjes së imunitetit për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila po përballet me akuza për...

Lexo më shumë
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com