GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK drejt një të penduari të ri për vrasjet, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje si i vëllai

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK drejt një të penduari të ri për vrasjet, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje si i vëllai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashnor Dumani, i cili u ekstradua tre ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që prej ditës së djeshme është dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në ambientin e burgut Nr. 313 në Tiranë.

Vendimi për dërgimin e tij në këtë burg, është marrë nga zyrtarët e Drejtorisë së Burgjeve, të cilët në zbatimit të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari Bib Ndreca, kanë marrë masat e nevojshme për një qëndim të sigurt brenda në paraburgimin e sigurisë së lartë.

Trajtimi ndryshe i Dashnor Dumanit nuk lidhet me faktin se ai është vëllai i Nuredinit, por edhe për shkak se premisat në vijim janë se ai mund të jetë i penduari i radhës i SPAK, ku mund të flasë për krimet që ka kryer në bashkëpunim me Talo Çelën dhe persona të tjerë.

SPAK po synon të kthejë Dumanin në një të penduar, që tregon në vetë të parë, krimet ku ka marrë pjesë dhe bashkëpunimet kriminale

Dashnor Dumani i akuzuar për ”Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në dëm të Endrit Alibej, Arben Dylgjerit dhe Erdal Duranay, krim ky i kryer në kuadër të “Organizatës Kriminale”, qëndron i vetëm në qelinë e një sektori sigurie në 313, i cili është i ndarë nga sektori ku qëndron vëllai i tij, Nuredin Dumani.

Dashnor Dumani, pritet të hyjë në programin e mbrojtjes së familjarëve të bashkëpunëtorëve të prokurorisë, kjo pasi ai është vëllai i Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë, i cili prej vitit 2022 ka fituar statusin e të penduarit të SPAK.

Mjafton 1 kërkesë e Nuredin Dumanit, për të shtuar listën e familjarëve të tij në programin e mbrojtjes dhe prokurorët e SPAK, nxjerrin menjëherë urdhrin për trajtimin e veçantë dhe rritur sigurinë për Dashnor Dumanin.

Akuza ndaj Dashnor Dumanit është e rëndë dhe nëse ai do shpallej fajtor për ngjarjen e masakrës së Bradasheshit e ndodhur në 29 dhjetor 2018, ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

 

Etiketa: DumaniI PENDUARSpak

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Largimi nga Empoli i sigurt, Ardian Ismajlit i del emri te “gjiganti” turk

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të...

Lexo më shumë
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com