GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘SPAK dridhet para pushtetit, bëjnë jetë mondane’, Sejamini ‘përplaset’ me avokatin

22:30 - 05/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘SPAK dridhet para pushtetit, bëjnë jetë mondane’, Sejamini ‘përplaset’ me avokatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Neritan Sejamini u përplas në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me avokatin Jordan Daci për punën e SPAK-ut. Ndërsa Sejamini i kritikoi ashpër ata se dridhen para pushtetit dhe nuk lënë festë pa vajtur, avokati Daci tha se nuk duhet logjikuar me mendësi komuniste ndaj tyre.

Debati

Daci: Ne duam, s’duam këtë sistem drejtësie kemi.

Sejamini: Çfarë teorie është kjo?! Edhe mua më kërcënojnë kur flas këtu, krimi!  Nuk më mbron njeri.

Daci: Nuk ka njeri që nuk ka nevojë për gjyqësorin.

Sejamini: Do më bëjë nder mua ai?

Daci: Jo do të bëjë detyrën e tij.

Sejamini: Edhe unë marr rrisk që flas këtu.

Daci: Pse ça rrisku keni ju? ! Në varësi të rriskut jepet dhe mirënjohja.

Sejamini: Unë ndryshe nga prokurori unë skam badyguard. Ata i ke në pritje, në darka mondane. Ça bëjnë ata? Kryetari i SPAK, nuk ka pritje dhe darka e opera pa shkuar në Tiranë.

Daci: Jo jo, e ngatërron.

Sejamini: Ai që ishte nuk kishte pritje dasme, berberi, librarie, po mos të ishte ai. Bën jetë mondane. Daci: Ça shkelje bëri ai? Ju keni qejf të jetoni si kapitalistë dhe flisni si komunistë.

Sejamini: Unë po flas si komunist? Pse nuk lejohet që të kritikosh?!

Daci: Dogma janë këto që flisni.

Sejamini: Pse duhet ta marr me të mirë. Se kush e ka rrezikuar jetën? Më thuaj një antenat ndaj një prokurori?

Daci: Pse ose duhet të shkojmë deri te rrezikimi i jetës? Ik bëj detyrën e tyre dhe flasim. Rri rehat se duhet të jesh shumë i fortë që të bësh punë e tyre.

Sejamini: Ata s’kanë bërë asgjë. Ata nuk kanë dënuar askënd. Dridhen para pushtetit.

Abilekaj: Është një skenar që mund të përdoret për film (reagimet e Berishës për lirimin e Tahirit). Rama del në drekë për takime me socialistët dhe i falënderon dhe thotë; kemi ne një sekretare të përgjithshme që na ka shpërdoruar besimin dhe ka marrë para dhe do të përfundojë në burg. Pas disa orësh ajo arrestohet. Kjo është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Për një zyrtar të lartë lokal kemi disa ditë që dëgjojmë se do të arrestohet. Arrestimi i një zyrtari me 3 milionë lekë duhet bërë, por të ngresh një flamur për këtë gjë nuk reagon për raportin e KLSH për abuzimet me miliarda lekë, kjo është e rëndë. Kur vjen puna te të vegjlit  që nuk i mbron njeri, që i kanë marrë si kamikazë, me këta tregohen të pamëshirshëm. Këta dhe rrogën mund ta kenë marrë rrogën me vonesë. Kjo është drejtësia e re që kemi ndërtuar. Kjo është drejtësia që kemi ndërtuar për mediat. Kur vjen puna për të luftuar vërtetë krimin e organizuar, nuk ka drejtësi. Këtë duhet të thotë opozita sot dhe jo të shpikë biseda që i di Rama dhe Berisha.

Daci: Mund të ndodhë që Gjykata e Lartë të lërë në fuqi vendimin e Apelit, dhe mund ta rikthej që për gjykim. Mund t’i japë zgjidhje të ndershme. Të gjitha opsionet janë të mundshme, dhe ta shpallë fajtor për atë që thotë prokuroi dhe mund ta shpallë të pafajshëm. Mendoj se shumë shpejt do të dalë në gjykim, deri vitin që vjen.

Rakipi: A mund t’i rikthehet politikës Tahiri?

Daci: Jo, vetëm pas 20 vitesh ndoshta.

Sejamini: Lirimi i Tahirit është nga ato raste që ka ndikim në publik, pasi ka perceptim të gjerë sot për lirimin e tij. Detyrimi që ka sot gjykata, është që të bëjë transparencë se si është liruar.

Etiketa: avokatiSejamini

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Atalanta nis nga puna për rinovimin e stadiumit, ja çfarë sektorësh do preken

Atalanta nis nga puna për rinovimin e stadiumit, ja çfarë sektorësh do preken

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com