GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 10 persona (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 10 persona të pandehur dhe të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh.

Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se të pandehurit janë shtetasit, Musa Gjikola, Sokol Masha, Jani (alias Ilir) Meçja, Akil Alushi, Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis Harusha, Lorenzo Çadri, Ledri Lulashi, Arian Gjata.

Sipas dosjes hetimore, grupi kriminal ka trafikuar mbi 4.3 ton lëndë narkotike, konkretisht 3,635 kilogramë kokainë, 701 kilogramë kanabis dhe 2 kilogramë heroinë. Trafiku është realizuar nga Brazili dhe Ekuadori drejt porteve të Italisë dhe Holandës, si dhe nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Gjermanisë.

Po ashtu, SPAK thotë se pjesëtarë të grupit kanë organizuar kalimin e paligjshëm të 55 shtetasve sirianë nga Shqipëria drejt Italisë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 177 të vitit 2023, në ngarkim të 10 të pandehurve:

Musa Gjikola, Sokol Masha, Jani (alias Ilir) Meçja, Akil Alushi, Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis Harusha, Lorenzo Çadri, Ledri Lulashi, Arian Gjata, të akuzuar për veprat penale:

Musa Gjikola dhe Jani (alias Ilir) Meçja, për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Sokol Masha dhe Akil Alushi, për kryerjen e veprave penale:

“Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis Harusha dhe Lorenzo (alias Arbër) Çadri (alias Hysko, alias Isufi, alias Çela), për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1, dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Sokol Masha, për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, (njëri episod i konsumuar sipas nenit 283/a dhe tjetri mbetur në tentativë sipas nenit 283/a-22 të Kodit Penal), dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2, (22) dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Akil Alushi, Ledri Lulashi dhe Arian Gjata, për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet braziliane, ekuadoriane, franceze, holandeze, italiane dhe serbe, të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe me strukturat e hetimit me Policinë e Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal.

Nga hetimet e kryera për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se 10 të  pandehurit: Musa Gjikola, Sokol Masha, Jani (alias Ilir) Meçja, Akil Alushi, Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis Harusha, Lorenzo Çadri, Ledri Lulashi, Arian Gjata, në bashkëpunim me disa persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe me disa persona të paidentifikuar ende, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike nga vendet e Amerikës Latine, nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian, si dhe kanë ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufirit, nga Shqipëria për në Itali të 55 shtetasve sirianë.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar, “SkyEcc”, të cilat janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit: Musa Gjikola, Jani (alias Ilir) Meçja, Selami Lushka, Klodjan Muça, Denis Harusha dhe Lorenzo (alias Arbër) Çadri (alias Hysko, alias Isufi, alias Çela), kanë pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në veprimtarinë e paligjshme kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve, ndërsa të pandehurit, Sokol Masha, Akil Alushi, Ledri Lulashi dhe Arian Gjata, kanë pasur rolin e pjesëmarrësve në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, ka rezultuar e provuar se të pandehurit, Sokol Masha dhe Akil Alushi, kanë drejtuar në dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të shtetasve sirianë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në 8 episode që i përkasin viteve 2020 dhe 2021 (sipas akuzave që iu janë atribuuar respektivisht të pandehurve), rezulton e provuar se kanë trafikuar nga vendet e Amerikës Latine (Brazili, Ekuador) në drejtim të porteve kryesore të disa vendeve të Bashkimit Europian (Italisë, Holandës), apo nga Shqipëria për në drejtim të Greqisë dhe Gjermanisë, një sasi prej 4,340.2 kg lëndësh narkotike:

3635 kg lëndë narkotike e llojit kokainë
2 kg lëndë narkotike e llojit heroinë
701 kg bimë narkotike e llojit kanabis sattiva
Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto episode të trafikimit të lëndëve narkotike, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 177 të vitit 2023, numërtimin si procedimi penal me nr. 177/2 i vitit 2026, si dhe po vijojnë hetimet rreth këtij procedimi.

SPAK falenderon autoritetet e drejtësisë braziliane, ekuadoriane, franceze, holandeze, italiane, serbe,  Eurojust dhe Europol, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK në këtë procedim.

Etiketa: drogegjykimSpak

Lajme të lidhura

Qytetarët nisin të grumbullohen në Sheshin Skënderbej, kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Qytetarët nisin të grumbullohen në Sheshin Skënderbej, kërkojnë largimin e Ramës

18:44 - 16/06/26
SPAK sekuestron “Zig-Zag”, resortin e njohur me 5 yje në Jalë
Aktualitet

SPAK sekuestron “Zig-Zag”, resortin e njohur me 5 yje në Jalë

18:32 - 16/06/26
Pjesë e trafikimit të 50 tonëve kokainë! Ky është “Fantazma e drogës”
Aktualitet

Pjesë e trafikimit të 50 tonëve kokainë! Ky është “Fantazma e drogës”

18:21 - 16/06/26
Para
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët nisin të grumbullohen në Sheshin Skënderbej, kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Qytetarët nisin të grumbullohen në Sheshin Skënderbej, kërkojnë largimin e Ramës

18:44 - 16/06/26

Në ditën e 17-ë të protestës për kundërshtimin e investimit në Zvërnec të Vlorës, qytetarët kanë nisur të grumbullohen në...

Lexo më shumë
SPAK sekuestron “Zig-Zag”, resortin e njohur me 5 yje në Jalë

SPAK sekuestron “Zig-Zag”, resortin e njohur me 5 yje në Jalë

18:32 - 16/06/26
Pjesë e trafikimit të 50 tonëve kokainë! Ky është “Fantazma e drogës”

Pjesë e trafikimit të 50 tonëve kokainë! Ky është “Fantazma e drogës”

18:21 - 16/06/26
Kreu i SPAK paralajmëron: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen

Kreu i SPAK paralajmëron: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen

16:21 - 16/06/26

Parlamenti suedez miraton masa më të rrepta kundër emigracionit

15:31 - 16/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişcasibomjojobetcasibom girişgrandpashabet giriş