GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“SPAK duhet të hetojë”, Vasili: Si u bë avioni turk pjesë e qeverisë shqiptare?

11:01 - 02/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“SPAK duhet të hetojë”, Vasili: Si u bë avioni turk pjesë e qeverisë shqiptare?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar sot 21 pyetje. Ai i drejtohet SPAK, ku i kërkon që të hetojë për skandalin e 137 çarterave të kryeministrit Edi Rama.

Vasili pyet se në ç’mënyrë avioni charter “TC-ANA, Airbus A319-100 ACJ”, me konfigurim VIP, u bë pjesë e qeverisë shqiptare në shkurt të vitit 2020 pasi nga prilli i vitit 2005 ai ka qenë pjesë e qeverisë turke?

Po kështu ai shkruan se cilat janë faturat mes qeverisë shqiptare apo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kompanisë “Air Albania” për çdo fluturim, që ka kryer charteri “Ismail” për llogari të kryeministrit shqiptar?

POSTIMI I PLOTË
‼️21 Pyetjet asgjësuese, ku SPAK duhet të hetojë për skandalin e 137 çarterave të Edi Ramës!!
1️⃣Në ç’mënyrë avioni charter “TC-ANA, Airbus A319-100 ACJ”, me konfigurim VIP, u bë pjesë e qeverisë shqiptare në shkurt të vitit 2020 pasi nga prilli i vitit 2005 ai ka qenë pjesë e qeverisë turke?
2️⃣ Cili është dokumentacioni se si kaloi ky avion në përdorim të kryeministrit është thelbësor për hetimin?
3️⃣ A është dhuratë e qeverisë së Rexhep Taip Erdogan dhe nëse i është falur cila ka qenë procedura?
4️⃣ Nëse është blerë, a është blerë nga qeveria shqiptare apo nga “Air Albania”?
5️⃣ Nëse është pjesë e flotës së “Air Albania”, cila është kontrata që ka qeveria shqiptare apo institucionet në vartësi të saj dhe me kompaninë ku ajo është aksionere?
6️⃣ Cilat janë faturat mes qeverisë shqiptare apo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kompanisë “Air Albania” për çdo fluturim, që ka kryer charteri “Ismail” për llogari të kryeministrit shqiptar?
7️⃣ Perse bilancet e kompanisë nuk jane dorezuar dhe perse nuk hetohen arsyet se përse ato nuk jane publikuar ato në QKB?

8️⃣ Duhen hetuar edhe përse “Air Albania” nuk i ka deklaruar ende pronarët përfitues, në shkelje të ligjit.
9️⃣ Perse nuk publikohen të dhënat për destiancionet e këtij avioni dhe të personave, që kanë udhëtuar në prenotimet e charterit “Ismail” nga kryeministri Rama?
? Sa jane taksat aeroportuale, ne se jane paguar ndaj kompanisë koncesionare “Kastrati Group” të aeroportit Nënë Tereza, në Rinas për avionin charter “Ismail”?
1️⃣1️⃣ Sa jane faturat e tjera për shërbimet dhe serviset e këtij avioni në aeroporte të tjera jashtë vendit?
1️⃣2️⃣ Çfarë udhëtimesh janë paguar nga fondi i kryeministrisë dhe a janë përfshirë në këtë fond udhëtimet me charterin “Ismail”?
1️⃣3️⃣ Cili është akti zyrtar qe përcakton nevojën specifike te përdorimit të këtij avioni çarter?
1️⃣4️⃣ Cili ka qene shkaku zyrtar qe Rama e ka përdorur charterin edhe për të shkuar në Kosovë për kafe kur mund të përdorte fare mirë rrugët tokësore, duke kursyer mijëra euro?
1️⃣5️⃣ Rama e ka përdorur charterin “Ismail” edhe për të shoqëruar nga Brukseli në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast, kush i ka paguar kostot e fluturimit në Shkup?
1️⃣6️⃣ Cilat jane fluturimet e tjera, që ka bërë Rama jashtë Rinasit nga Brukseli në Hagë, Londër etj, të cilat nuk regjistrohen në TIMS-in tonë?
1️⃣7️⃣ Nëse ai i ka marrë fluturime me klering nga kompania “Air Albania” do të duhet të japë një sërë shpjegimesh?
1️⃣8️⃣ A ka ai apo qeveria një kontratë me “Air Albania” për t’i bërë promocione?
1️⃣9️⃣ Nëse ka, në ç’mënyrë e kanë promovuar qeveria dhe kryeministri një kompani private?
2️⃣0️⃣ A i lejohet një kryeministri të marrë pagesa për promocione të kompanive private?
2️⃣1️⃣ Si është e mundur që kryeministri qenka i punësuar edhe privatisht nëpërmjet kompanive të marketingut, përderisa ai është zgjedhur për të ushtruar një detyrë specifike në majë të ekzekutivit?
P.S.Fotot konfirmojnë Avionin VIP Ismail, qe ka qene prone e qeverise turke.

Etiketa: Edi RamaPetrit VasiliShqiperi

Lajme të lidhura

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Durrësit

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com