GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK e BKH kontroll banesave dhe zyrave të drejtorëve të Veliajt

16:52 - 26/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pesë mijë euro për zbutjen e dënimit, “arrest në burg” për 3 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK e BKH kanë ushtruar kontrolle në zyrat dhe banesat e të paktën 3 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës që drejtohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Sipas raportimeve, kontrollet kanë nmisur mbrëmjen e së enjtes për të vijuar mëngjesin e së premtes në zyrat qendrore të Bashkisë së Tiranës, por edhe në institucionet nën varësinë e kësaj Bashkie.

Mes drejtorëve të Bashkisë që me urdhër të SPAK është ushtruar kontroll banese, por edhe në zyrë, është edhe Ilda Qazimllari, drejtoreshë e Investimeve pranë Drejtorisë së Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Agjentët e BKH kanë sekuestruar dokumente dhe pajisje elektronike, përfshi edhe kompjutera, ndërsa kontrollet nuk kanë të bëjnë vetëm me çështjen e inceneratorit të Tiranës, por edhe me atë që njihet si projekti 5D.

Sipas raportimeve, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan edhe sot në zyrat e drejtorisë se punëve publike ku ushtruan kontroll, duke marrë prej andej kompjuterë dhe duke sekuestruar dosje të ndryshme. Ndërkaq, mbrëmjen e kaluar është ushtruar kontroll edhe në banesat e tre drejtorëve të kësaj drejtorie, mes tyre edhe drejtoreshës së investimeve publike pranë Bashkisë së Tiranës, Ilda Qazimllari.

Lidhur me inceneratorin e Tiranës, me urdhër të SPAK është arrestuar Taulant Tushe, një prej drejtorëve më të besuar të Kryebashkiakut të Tiranës.

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të shtyjë për të shtunën shqyrtimin e ankimimit të bërë nga zyrtarët e dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg, ndërsa Alba Thoma, Silena Tola, Sidrita Kopliku dhe Pëllumb Abeshi, të cilën ndodhen në arrest shtëpie, kërkojnë masa më të lehta sigurie, me pretendimin se nuk kanë kryer vepër penale.

Mediat kanë paralajmëruar zhvillime të forta në Bashkinë e Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK, ndërsa analisti Baton Haxhiu në një emision televiziv ka paralajmëruar goditjen jo vetëm nbë rang drejtorësh, por edhe më lart, pavarësisht se nuk përmendi emra.

Etiketa: BashkiaBKHkontrolleKryesore1SpakVeliaj

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Fillon më në fund ndeshja pas kaosit në stadium

Goditën me grushte futbollistin, arrestohen dy trajnerët e ekipit shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com