GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK gjeti 1 mln € të groposura në oborrin e Hajdar Bakos, Maklen Mici dhe Bashkim Lika pastronin lekët e Çopjave

20:38 - 06/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK gjeti 1 mln € të groposura në oborrin e Hajdar Bakos, Maklen Mici dhe Bashkim Lika pastronin lekët e Çopjave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno/ Sasia prej mbi 1 milion euro e sekuestruar nga SPAK gjatë operacionit “Gordonët” të zhvilluar në 29 korrik, mësohet të jetë gjetur në banesën e Hajdar Bakos.

Shuma e eurove është groposur në oborrin e shtëpisë së Bakos, por gjatë kontrolleve nga oficerët e policisë është bërë zbulimi i kartmonedhave të ndryshme që ishin fshehur në oborin e shtëpisë.

E gjithë sasia monetare që i përket valutave të ndryshme është mbyllur në një llogari bankare që administrohet nga SPAK.

Ndërkohë prokurorët e SPAK që hetojnë procedimin Nr.75, pretendojnë se përmes bisedave të “SKY” ata kanë zbardhur dhe linjën e transferimit të parave nga disa shtete të huaja drejt shqipërisë.

Një gjë e tillë është kryer përmes një pike të këmbimit valuator (Exchange), që administrohet nga Maklen Mici dhe Bashkim Lika, të dy të vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”

Kjo pikë e këmbimit valuator që prej 13 shtatorit 2007 ndodhet në rrugën “4 shkurti” përballë Bankës së Shqipërisë në Tiranë, ku 60 për qind të aksioneve i zotëron Bashkim Lika dhe 40 për qind të pronësisë së saj i zotëron Maklen Mici.

Të këto emra kanë në 24 Mars 2023 kanë hapur një kompani ndërtimi të qujtur “B&M CONSTRUCTION”, duke synuar të ndërtonin objekte banimi në kryeqytet.

Sipas SPAK nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

“…evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit…”-thuhet në njoftimin e prokurorisë së posaçme SPAK.

Më tej SPAK thotë në njoftimin e tij se organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu, evidentohet se, Franc Çopja në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

Etiketa: Kryesore1SpakVëllezërit Çopja

Lajme të lidhura

Premier League: Arsenali kalon gjashtë pikë përpara pas barazimit pa gola me Liverpoolin
Breaking Views

Premier League: Arsenali kalon gjashtë pikë përpara pas barazimit pa gola me Liverpoolin

23:22 - 08/01/26
Goditje në frymën e fundit, Milani ndalet në shtëpi përballë Genoas
Breaking Views

Goditje në frymën e fundit, Milani ndalet në shtëpi përballë Genoas

23:09 - 08/01/26
Zjarri ‘përpin’ magazinat e tregut tek “5 Maji”, digjen të gjitha dyqanet. ja çfarë dyshohet
Aktualitet

Zjarri ‘përpin’ magazinat e tregut tek “5 Maji”, digjen të gjitha dyqanet. ja çfarë dyshohet

22:11 - 08/01/26
Para
Aksi Thumanë-Kashar/ Berisha: Krutanë e fushëkrujas mos pranoni ndëshkimin nga Lubi Balluku

Aksi Thumanë-Kashar/ Berisha: Krutanë e fushëkrujas mos pranoni ndëshkimin nga Lubi Balluku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Premier League: Arsenali kalon gjashtë pikë përpara pas barazimit pa gola me Liverpoolin
Breaking Views

Premier League: Arsenali kalon gjashtë pikë përpara pas barazimit pa gola me Liverpoolin

23:22 - 08/01/26

Arsenali dhe Liverpooli ndajnë barazim pa gola në Premier League. Topçinjtë shkojnë gjashtë pikë përpara në krye të tabelës pas...

Lexo më shumë
Goditje në frymën e fundit, Milani ndalet në shtëpi përballë Genoas

Goditje në frymën e fundit, Milani ndalet në shtëpi përballë Genoas

23:09 - 08/01/26
Zjarri ‘përpin’ magazinat e tregut tek “5 Maji”, digjen të gjitha dyqanet. ja çfarë dyshohet

Zjarri ‘përpin’ magazinat e tregut tek “5 Maji”, digjen të gjitha dyqanet. ja çfarë dyshohet

22:11 - 08/01/26
Situata alarmante/ Flakët përfshijnë magazinat tek tregu i rrobave në Tiranë, zgjerohet perimetri i flakëve

Situata alarmante/ Flakët përfshijnë magazinat tek tregu i rrobave në Tiranë, zgjerohet perimetri i flakëve

21:08 - 08/01/26
Zjarri tek tregu i “5 Majit”, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga Elbasani

Zjarri tek tregu i “5 Majit”, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga Elbasani

21:01 - 08/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com