GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

18:10 - 22/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në çdo cep të Shqipërisë, fermerët e vërtetë po përballen me mungesën e mbështetjes, me tokat që thahen, me naftën që s’vjen kurrë dhe me subvencionet që shkojnë për “fermerë” që ekzistojnë vetëm në letra. Ndërkohë, në zyrat e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), nën drejtimin e Ardita Kuçit, vazhdon pa u ndalur një nga skemat më të paturpshme të vjedhjes së fondeve publike dhe atyre të Bashkimit Europian.

AZHBR u krijua për të ndihmuar bujqësinë, për të fuqizuar fermerin, për të zhvilluar zonat rurale dhe për të mbështetur ekonominë e fshatit. Por ajo që ndodh sot është e kundërta e çdo misioni publik. Ky institucion është kthyer në një makineri grabitjeje të organizuar, ku çdo tender, çdo subvencion, çdo faturë kalon përmes rrjeteve të interesit të ngritura nga vetë drejtuesit.

Në krye të kësaj skeme që funksionon me preçizionin e një grupi të strukturuar kriminal qëndron drejtoresha Ardita Kuçi. Ajo është kthyer në simbolin e një burokracie të korruptuar që nuk njeh as turp, as ndëshkim, dhe që prej vitesh luan me paratë e fermerëve si të ishin pronë personale.

Burime nga brenda institucionit flasin për subvencione për ferma që nuk ekzistojnë, fatura për naftë për fermerë që s’kanë asnjë hektar tokë, skema për blegtori me dele e lopë që ekzistojnë vetëm në Excel, dhe kompani-fantazmë që marrin miliona euro për projekte që nuk kanë parë kurrë dritën e diellit.

Ndërkohë, fermeri i ndershëm, ai që zgjohet në agim për të punuar tokën, pret në radhë për një bidon nafte. Ai sheh lajmet për “mbështetje rekord” nga AZHBR, por nuk merr asgjë. Sepse AZHBR sot nuk është për fermerin. AZHBR është për klientët e pushtetit, për të afërmit e drejtoreshës, për njerëzit që dinë t’i telefonojnë zyrtarët e duhur dhe të marrin para për projekte fiktive.

Dhe në këtë histori, më skandaloze se çdo faturë mashtruese është heshtja e SPAK-ut.

Institucioni që u krijua për të luftuar korrupsionin e lartë, bën sikur nuk sheh.

Dosjet e AZHBR-së janë plot me elementë që duhej të ishin hetuar prej kohësh — por në vend të hetimeve, kemi heshtje. Në vend të përballjeve me drejtësinë, kemi promovime dhe deklarata për “sukseset” e rreme të agjencisë.

Pse hesht SPAK-u?

Pse nuk hetohen tenderat e AZHBR-së?

Pse nuk kontrollohen fushatat e subvencioneve ku çdo fletë shoqërohet me mashtrime?

Pse nuk pyetet asnjë fermer i vërtetë në terren për të parë ku shkuan paratë?

Nëse kjo agjenci do të kishte vepruar në ndonjë vend tjetër europian, drejtuesit e saj do të ishin para gjykatës për shpërdorim fondesh dhe mashtrim me fonde të BE-së. Por në Shqipëri, Ardita Kuçi vazhdon të komandojë AZHBR-në me të njëjtën arrogancë, me të njëjtat lidhje politike, me të njëjtin guxim që i jep mosndëshkimi.

Kjo është fytyra e vërtetë e korrupsionit shqiptar: një drejtoreshë që shpërndan fondet e bujqësisë mes miqsh e militantësh, një agjenci që i ka kthyer dosjet e subvencioneve në fatura mashtrimi, dhe një SPAK që bën sehir.

Shqiptarët kanë të drejtë të pyesin:

A është SPAK pjesë e heshtjes së organizuar për të mbrojtur Ardita Kuçin dhe njerëzit e saj?

A ka ndonjë dosje të mbyllur në sirtar që pret “urdhërin e duhur” për t’u hapur?

Sa fonde europiane janë vjedhur ndër vite në emër të bujqësisë, ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur pa asnjë ndihmë?

Nëse drejtësia nuk lëviz tani, atëherë çdo raport, çdo auditim, çdo “reformë” është një farsë. AZHBR është dëshmia e gjallë se korrupsioni në Shqipëri nuk është thjesht abuzim me para, por një sistem i tërë që mbron vetveten, nga zyrat e larta deri te dosjet e fshatit.

Kjo agjenci nuk ka më lidhje me bujqësinë, me zhvillimin apo me fermerët. AZHBR është kthyer në një korporatë të korrupsionit publik, me logo shtetërore dhe me drejtoreshë që komandon në heshtje të plotë të drejtësisë.

Derisa SPAK të guxojë të veprojë, çdo euro e re që shkon në AZHBR është një euro e humbur për fermerët shqiptarë dhe një tjetër plagë në trupin e bujqësisë sonë./ Nga  Almer Toska

Lajme të lidhura

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel
Breaking Views

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar
Breaking Views

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
E mbajti peng Avni Ponari për 7 vjet, nga 1 janari 2026 nis sistemi Bonus-Malus për siguracionin e makinave

E mbajti peng Avni Ponari për 7 vjet, nga 1 janari 2026 nis sistemi Bonus-Malus për siguracionin e makinave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel
Breaking Views

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26

Rangers u eleminua nga Kupa e Skocisë, pas përballjes me Celtic. Në Ibrox Stadium, vendimtare u treguan penalltitë, ndërsa gjatë...

Lexo më shumë
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

15:45 - 09/03/26
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

15:40 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com