GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“SPAK heshti, edhe pse bëmë kallëzim”, PD: Si u blenë me nga 100 euro votat në Pukë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“SPAK heshti, edhe pse bëmë kallëzim”, PD: Si u blenë me nga 100 euro votat në Pukë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike vijon denoncimet për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë nga selia blu, demokrati Enkelejd Alibeaj tha se “Në 16 prill kemi kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion krimin elektoral të blerjes së votave në zonën e Pukës nga njerëzit e Edi Ramës dhe vetë Tom Doshi”.

Sipas Alibeajt, për këtë rast SPAk ka heshtur, edhe pse është vënë në dijeni, duke shtuar se “Nëse do të kishte bërë detyrën, do të kishte zbuluar se pikërisht në këtë zonë, pak orë para zgjedhjeve, policia ka kapur në flagrancë një furgon të Partisë Socialiste, që shpërndante para dhe është urdhëruar nga eprorët ta lirojë menjëherë”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENEKELEJD ALIBEAJ

Zgjedhjet e 25 Prillit nuk ishin të lira, të ndershme dhe demokratike. Në 25 prill ishte finalizimi i ekzekutimit të planit për të qendruar në pushtet përmes blerjes së votave nga aleanca Rama-Doshi.

Partia Demokratike e ka denoncuar këtë plan në organet e drejtësisë përpara zgjedhjeve, por SPAK nuk bëri asgjë për ta ndaluar masakrën e blerjes së votave.

Në 16 prill kemi kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion krimin elektoral të blerjes së votave në zonën e Pukës nga njerëzit e Edi Ramës dhe vetë Tom Doshi.

Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kandidat në këtë qark, Mark Frroku, ish deputet aleat i Ramës, me rekorde kriminale, Gjon Gjoinaj, Kryetar i Bashkisë Pukë dhe disa nëpunës të tjerë dhe persona privatë kanë vepruar si bashku si një grup i struktuar kriminal për blerjen e votës me 100 euro për person në zonën e Pukës.

Ne kemi vënë në dijeni SPAK se në krye të skemës kriminale qendron Benet Beci, i cili ka angazhuar në zonën e Pukës Mark Frrokun dhe gjithë lidhjet e tij kriminale, të përdorura që nga zgjedhjet e vitit 2013.

SPAK nuk bëri asgjë, megjithëse ishte në dijeni se:

Në Gjergjan të Pukës, Mark Frroku ka organizuar familjen Luka për blerjen e votave,
Në Rrapë anëtarë të familjes Lasku,
Në Qerret administratorin e njësisë Martin Përdedaj,
Në Qelëz ka angazhuar për blerjen e votave Administratorin e Njësisë, Florin Kolaj, këshilltarin bashkiak Arben Guga dhe shoferin e kryetarit të Bashkisë Pukë, Sokol Frroku.
Në qytetin e Pukës, ka patur disa pika shpërndarje të parave për blerjen e votës, kryesisht lidhje familjare të Mark Frrokut apo punonjës në pronat e kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjoni.
Në Fierzë skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it dhe nga Vasil Musliu, Drejtor i Hidrocentralit në Fierzë.
Në Fushë Arrëz, skema kriminale e blerjes së votave dhe e shpërndarjes së parave organizohet nga vetë Tom Doshi.

Për të gjitha këto informacione SPAK është vënë në dijeni dhe ka heshtur. Nëse do të kishte bërë detyrën, do të kishte zbuluar se pikërisht në këtë zonë, pak orë zgjedhjeve, policia ka kapur në flagrancë një furgon të Partisë Socialiste, që shpërndante para dhe është urdhëruar nga eprorët ta lirojë menjëherë.

Të vërtetat e masakrës elektorale të 25 prillit nuk do të shkojnë dëm. Si përfaqësues të shumicës së shqiptarëve që duan një Shqipëri jo peng të krimit, ne kemi për detyrë të çojmë deri në fund betejën e përbashkët për rikthimin e demokracisë dhe rrëzimin e rregjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Etiketa: PDPolitikeSpak

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Millanoviç: Nuk mund të ofroj garanci për Thaçin

Millanoviç: Nuk mund të ofroj garanci për Thaçin

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com