GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i SPAK: Hetimet duhet të fokusohen për organizatorët dhe përfitusit e korrupsionit zgjedhor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i SPAK: Hetimet duhet të fokusohen për organizatorët dhe përfitusit e korrupsionit zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, në një seancë dëgjimore para Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, theksoi se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve është çështje e sundimit të ligjit dhe besimit publik, jo e debatit politik.

Braho sqaroi se SPAK nuk ka mandat për të vlerësuar procesin politik apo rezultatin e zgjedhjeve, por ushtron ndjekje penale vetëm për veprat që lidhen me korrupsionin zgjedhor, siç përcaktohet nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale.

Ai theksoi se jo çdo parregullsi zgjedhore përbën vepër penale dhe se kompetenca e institucionit është e kufizuar, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e punës lidhet me vlerësimin fillestar të rasteve dhe ndarjen mes shkeljeve administrative dhe veprave penale.

Duke iu referuar të dhënave nga tre cikle zgjedhore (2021, 2023 dhe 2025), Braho tha se problematika të përsëritura mbeten shitblerja e votës, presioni ndaj zgjedhësve dhe përdorimi i burimeve administrative, sipas edhe raporteve të OSBE/ODIHR.

Sipas tij, nga viti 2021 deri në 2025 janë trajtuar 233 materiale zgjedhore, nga të cilat 157 janë regjistruar si procedime penale, me një rritje të aktivitetit gjatë viteve zgjedhore.

Për zgjedhjet e vitit 2025, ai theksoi se SPAK ka ndjekur një qasje më proaktive përmes një strategjie të posaçme për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor, ku një pjesë e konsiderueshme e hetimeve është nisur mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit dhe iniciativës së vetë institucionit.

Braho nënvizoi gjithashtu nevojën për forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së, si dhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi me institucione të tjera ligjzbatuese.

Ai sugjeroi që reforma zgjedhore të përfshijë një strategji kombëtare për krimin zgjedhor, një mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi ndërinstitucional dhe rishikim të politikës penale për veprat më të rënda zgjedhore.

Drejtuesi i SPAK theksoi se hetimi i krimit zgjedhor duhet të fokusohet te gjurma financiare, për të identifikuar jo vetëm autorët e drejtpërdrejtë, por edhe organizatorët dhe përfituesit e skemave të korrupsionit elektoral.

“Lufta kundër krimit zgjedhor duhet të kthehet nga reagim pas faktit në një mekanizëm real mbrojtjeje të votës,” u shpreh Braho.

Braho, ka propozuar hartimin e një Strategjie Kombëtare për Parandalimin, Identifikimin dhe Hetimin e Krimit Zgjedhor, si një nga shtyllat kryesore të reformës zgjedhore në vend.

 

Braho theksoi se lufta kundër krimit zgjedhor duhet të hyjë në një fazë të re, me më shumë koordinim ndërinstitucional, hetime më të thelluara financiare dhe ndjekje të plotë të zinxhirit të përfituesve nga deformimi i votës.

Sipas tij, hetimet duhet të shtrihen jo vetëm te autorët e drejtpërdrejtë, por edhe te ndërmjetësit, organizatorët dhe përfituesit realë të skemave të korrupsionit zgjedhor.

Një nga sugjerimet kryesore të SPAK është krijimi i një strategjie të unifikuar kombëtare që do të përfshijë parandalimin, monitorimin administrativ, raportimin qytetar, verifikimin policor, hetimin penal dhe kontrollin financiar si pjesë të një mekanizmi të vetëm institucional.

“Përvoja tregon se krimi zgjedhor nuk është vetëm çështje e një institucioni dhe nuk trajtohet vetëm përmes reagimit pas kallëzimit. Ai kërkon një qasje të integruar,” u shpreh Braho.

Ai gjithashtu propozoi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe aktivizimin më të hershëm të mekanizmave të monitorimit, përfshirë ngritjen e një task-force të përhershme të paktën katër muaj përpara çdo procesi zgjedhor.

Sipas tij, një qasje e tillë do të mundësonte identifikim më të shpejtë të riskut dhe reagim më efektiv ndaj fenomeneve që cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

Etiketa: hetimeSpakZgjedhje

Lajme të lidhura

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen deputetin demokrat: Qepe gojën, legen!
Aktualitet

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen deputetin demokrat: Qepe gojën, legen!

12:31 - 01/07/26
Tabaku: Rama shpërndan 5 mijë lekë për pensionistët, përballë qindra miliona eurove të koncesioneve
Aktualitet

Tabaku: Rama shpërndan 5 mijë lekë për pensionistët, përballë qindra miliona eurove të koncesioneve

12:11 - 01/07/26
Vokshi-kreut të SPAK-ut: Pse nuk hetoni AKSHI-n dhe patronazhistët e PS? Ballukun nuk mund ta mbroni dot
Aktualitet

Vokshi-kreut të SPAK-ut: Pse nuk hetoni AKSHI-n dhe patronazhistët e PS? Ballukun nuk mund ta mbroni dot

11:44 - 01/07/26
Para
SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin: Shfrytëzim politik i detyrës publike

SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen deputetin demokrat: Qepe gojën, legen!
Aktualitet

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen deputetin demokrat: Qepe gojën, legen!

12:31 - 01/07/26

Në Komisionin për Reformën Zgjedhore ku për krimet zgjedhore po raportonte kreu i SPAK, Klodian Braho ka pasur edhe momente...

Lexo më shumë
Tabaku: Rama shpërndan 5 mijë lekë për pensionistët, përballë qindra miliona eurove të koncesioneve

Tabaku: Rama shpërndan 5 mijë lekë për pensionistët, përballë qindra miliona eurove të koncesioneve

12:11 - 01/07/26
Vokshi-kreut të SPAK-ut: Pse nuk hetoni AKSHI-n dhe patronazhistët e PS? Ballukun nuk mund ta mbroni dot

Vokshi-kreut të SPAK-ut: Pse nuk hetoni AKSHI-n dhe patronazhistët e PS? Ballukun nuk mund ta mbroni dot

11:44 - 01/07/26
SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin: Shfrytëzim politik i detyrës publike

SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

11:20 - 01/07/26
Kreu i SPAK: Hetimet duhet të fokusohen për organizatorët dhe përfitusit e korrupsionit zgjedhor

Kreu i SPAK: Hetimet duhet të fokusohen për organizatorët dhe përfitusit e korrupsionit zgjedhor

11:13 - 01/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com