GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK “heton” informatorin e Jurgis Cyrbjas! Dëshmitë e 4 zyrtarëve të Interpol: Kompjuteri ishte 24/7 i hapur!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet/ “Do të çoj të 5-in në listë”, kush është koka e PS që i premtoi Mond Çekiçit favorizimin e Jyrgis Çyrbjas?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër zyrtarë të zyrës “Interpol Tirana” janë marrë në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ata kanë qenë subjekt i SPAK-ut në marrjen e dëshmive të tyre në kuadër të dosjes së ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Qëllimi i marrjes në pyetje ishte vetëm një; që hetuesit të zbulojnë se cili prej tyre ishte “furnizuesi” me informacione për ish-deputetin, pasi dikush e informonte lidhur me të dhënat që merreshin nga sistemi TIMS.

Siç bëhet me dije nga “OraNews”, një prej tyre ka deklaruar para Prokurorisë së Posaçme se kompjuteri qëndronte i hapur 24 orë në 7 ditë të javës pasi oficeret hynin për të parë materialet e ardhura dhe printimet e tyre.

“E dija se kush ishte emri i përdoruesit dhe i fjalëkalimit të këtij kompjuteri, pasi ishte i vendosur i shfaqur në një tabelë, por nuk isha unë e vetme që e dija këtë pasi edhe specialistët koordinatorë dhe operatorët 24/7 e dispononin,”- tregon zyrtari policor.

Por kështu kanë lënë që të kuptohet se të dhënat mund të jenë nxjerrë nga struktura të tjera të Policisë, që gjithashtu mund të ishin në dijeni të informacioneve “sekrete”.

“Pasi një shtet anëtar i Interpol sillte në rrjet një email ku bënte me dije se një shtetas shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sipas procedurës standarde të veprimit në atë kohë për të cilën pyetem, duhet që për 24 orë nga zyra jonë të kalohej në departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorinë e IT për ta shpallur në sistemin TIMS,”- ka thënë një tjetër zyrtar policor për prokuroret e SPAK.

Një tjetër ka thënë: Dua të bëj me dije se fjalëkalimin e kompjuterit 24/7 nuk disponohej vetëm nga ana ime si operator, apo kolegët e mi të kësaj zyre, por edhe nga oficerët specialist koordinatorë, pasi ata hynin në këtë sistem për të parë materialet e ardhura dhe printimin e tyre.

Ndërsa po një koleg i tyre ka bërë me dije se regjistrik elektronik nuk ishte më funksional.

“Regjistri ynë elektronik në Excel, në njohurinë time, nuk është më funksional pas sulmit kibernetik që patën kompjuterat e Policisë së Shtetit.”

Kështu pritet që në ditët në vijim të ketë personazhë të tjerë të marrë në pyetje. Madje, për të zbuluar informatorin, Prokuroria e Posaçme ka ndarë një fraksion të dosjes ku do të kryejë një sërë veprimesh hetimore për të zbuluar se cili efektiv i jepte informacionet Jurgis Çyrbjas, i cili informonte më pas grupin e Altin Hajrit për aksionet e Policisë./ZËRI

Etiketa: Jurgis ÇyrbjaSpak

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhiut me modelen: Nuk zgjati shumë

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhiut me modelen: Nuk zgjati shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com