GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK justifikohet se nuk ka prova, mbyll dosjen për vrasjen e dy shqiptarëve nga sulmi i terroristëve grekë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK justifikohet se nuk ka prova, mbyll dosjen për vrasjen e dy shqiptarëve nga sulmi i terroristëve grekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka mbyllur përfundimisht hetimet mbi “Masakrën e Peshkëpisë”, e ndodhur më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarët shqiptarë, Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu, nga një sulm terrorist i paramilitarëve grekë.

SPAK ka vendosur të mbyll shqyrtimin e kësaj çështje me justifikimin se nuk kanë prova të mjaftueshme, në këto kushte kjo ngjarje do të mbetet pa autor.

Pas 3 dekada arkivim dhe hetime  nga prokuroria e Gjirokastrës, më pas e  ajo e Krimeve të rënda, SPAK mbyll përfundimisht dosjen kaq të rëndësishme.

Arsyeja kryesore e mbylljes së dosjes është mosdokumentimi i plotë me prova si dhe parashkrimi për disa nga veprat penale.  Për këtë dosje SPAK kërkoi të dhëna edhe nga Greqia, por asnjëherë nuk u provua akuza. Prokuroria rihapi në mars të vitit 2019,  pas afro 25 vitesh hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të 10 prillit 1994, të njohur si “Masakra e Peshkëpisë”.

Sulmi ndaj postës kufitare të Peshkëpisë, në Gjirokastër ka ndodhur në 10 prill 1994. Një komando special e organizatës terroriste greke “Mavi” (Fronti për çlirimin e Vorio-Epirit), kaloi kufirin e gjelbër Greqia dhe hyri në territorin shqiptar, duke ju drejtuar postës ushtarake të kufirit, ku dhe ekzekutoi komandantin e postës Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe plagosur ushtarët e tjerë Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi. Gjatë sulmit komandoja terroriste mori peng dhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar Qemal Stroka, i cili më pas u la i lirë në kufi. Gjatë rrugës ndaj Strokës është ushtruar dhunë fizike çka solli dhe tronditjen e fortë psiqike. /gijotina.com/

Etiketa: SPAK. masaker

Lajme të lidhura

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26
21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë
Aktualitet

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Para
Shqiptari, kuzhinier personal i Ronaldos tregon dietën e CR7

Shqiptari, kuzhinier personal i Ronaldos tregon dietën e CR7

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:55 - 06/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26
21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com