GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

SPAK kalon për gjykim 4 persona blenin votat me 5 mijë lekë në zgjedhjet e…2021

16:41 - 29/07/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK kalon për gjykim 4 persona blenin votat me 5 mijë lekë në zgjedhjet e…2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim katër persona për korrupsion në zgjedhje.

Bëhet fjalë për shtetasit Ndoc Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për korrupsion pasiv në zgjedhje, si dhe shtetasit Ndrekë Leka dhe Irir Sokoli, të akuzuar për veprën penale për korrupsion aktiv në zgjedhje të kryer në bashkëpunim.

Skema korruptive konsistonte në një model të organizuar të blerjes së votës, ku ofroheshin shumë rreth 5000 lekë për votë me qëllim mbështetjen elektorale. Bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare te prillit të vitit 2021.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si më poshtë:

Ndoc Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal;

Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara në kuadër të këtij hetimi rezulton se gjatë zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021, është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.

Skema korruptive konsiston në një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të caktuara parash (rreth 5 000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale. Kjo është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e vet, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme të hetimit, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik.

Për sa më lart, nga tërësia e hetimeve të kryera, bazuar në provat e marra gjatë hetimeve paraprake, transkriptimeve të përgjimeve telefonike, deklarimet e shtetasve të dyshuar si dhe pas studimit të dokumentacionit të administruar, rezulton se shtetasit Ndreke Lera dhe Ilir Sokoli, me veprimet e tyre, kane konsumuar elementë të veprës penale penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 dhe 25 i Kodit Penal. Gjithashtu të pandehurit Ndoc Guri dhe Arben Kolaj kanë konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsoni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

gijotina.com/

Etiketa: blerje e votave

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Bllokohet dorëzimi i bilanceve! Bizneset vonohen nga procedurat në e-Albania, rrezikojnë të marrin gjoba

Bllokohet dorëzimi i bilanceve! Bizneset vonohen nga procedurat në e-Albania, rrezikojnë të marrin gjoba

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com