GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK kërkoi burg, avokati i Belerit: Proces i turpshëm e i pritshëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK kërkoi burg, avokati i Belerit: Proces i turpshëm e i pritshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i Fredi Belerit e konsideron të turpshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të dënuar me dy vite burg dhe gjashtë muaj kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë provë që e provon të fajshëm Belerin dhe se i gjithë procesi po ndërtohet mbi dëshminë e dy vëllezërve të  dënuar.

Ai theksoi se “është një fabul e ndërtuar keq”, duke shtuar se organi hetues nuk solli asnjë provë përveç dëshmisë së Arsen Ramës.

Përfaqësuesi ligjor i Belerit deklaroi se nuk ka asnjë foto të Arsen Ramës me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

“Nuk ka një foto të tyre të Hasan Ramës, jo më Belerit, është e ndërtuar shumë keq si fabul, e turpshme, e pritshme, gjykata është në vëmendje e prokurorisë, çfarë flet prokuroria. E tërhoqi procesin, rrëzoi të gjitha kërkesat, pasi administroi dëshmitë e rreme të Abdyl Ramës. Do të kishin një foto të Arsenit, jo më Belerit. I gjithë procesi është mbi dëshminë e dy vëllezërve të dy të dënuar”, tha avokati.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për kryebashkiakun e arrestuar të Himarës, Fredi Beleri. Në pretencën e dhënë nga SPAK kërkohet 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, për akuzën e vjedhjeve të votave. Ndërkohë që për Pandeli Kokaveshin, SPAK kërkon dy vjet burg, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mund t’i konvertohet në 4 vite shërbim prove. Tashmë mbetet në dorën e GJKKO-së për të vendosur nëse Beleri shpallet fajtor apo do të lirohet nga akuzat.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhjet e 14 Majit, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

Etiketa: avokatbeleri

Lajme të lidhura

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet
Aktualitet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Para
Ide të mrekullueshme për dekorimin e tryezës për Shën Valentin

Ide të mrekullueshme për dekorimin e tryezës për Shën Valentin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26

João Pinheiro është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për javën e pestë...

Lexo më shumë
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com