GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mori 6 mijë euro për lirimin e një personi, SPAK kërkon mbi 4 vite burg për ish gjyqtaren

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i SPAK-ut dhe BKH-së vizitë në SHBA, takime me DASH, FBI-në dhe DEA-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka kërkuar 4 vite dhe 6 muaj burg për ish gjyqtaren e Korçës, Mimoza Markgjeka. Po ashtu janë kërkuar 4 vite burg për bashkëshortin e saj Arben Carën dhe 3 vite për Skënder Demirin.

Ish-gjyqtarja e Apelit të Korçës Mimoza Margjeka, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj njëkohësisht i bashkëpandehur, do të njihet sot me prentencën e Prokurorisë së Posaçme. Margjeka është paraqitur sot pranë kësaj strukture, ndërkohë që është nën akuzë për korrupsion për lirimin e një të paraburgosuri.

Konkretisht nga SPAK, gjyqtarja akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv të qytetarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Bashkë me gjyqtaren kanë kaluar për gjykim edhe Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj. SPAK akuzon se të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dhënë Margjekës, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Carës, një shumë parash prej 6 000 eurosh.

Kjo shumë parash është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg” në atë të “garancisë pasurore” për Orion Balin, i cili është arrestuar për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, sipas organit të akuzës ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në atë të “garancisë pasurore” për Balin.

Vetë Markgjeka pretendoi se arrestimi i saj erdhi pasi i refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të 2019. Madje Margjeka deklaroi se ato zgjedhje ishin nul.

Etiketa: BurgMarkgjekaSpak

Lajme të lidhura

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

13:42 - 13/10/26
Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare
Aktualitet

Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare

13:12 - 13/10/26
Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë
Aktualitet

Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë

13:01 - 13/10/26
Para
U përfshi në një sherr në Bruksel? Don Xhoni sqaron të vërtetën (Foto)

Don Xhoni përfundon në pranga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

13:42 - 13/10/26

Studentët dhe të rinjtë kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare këtë të martë në orën 14:00, përpara Ministrisë së...

Lexo më shumë
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare

Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare

13:12 - 13/10/26
Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë

Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë

13:01 - 13/10/26
Ekzekutimi mafioz në Athinë/ Media greke: U krye nga banda shqiptare e ‘Titit’!

Ekzekutimi mafioz në Athinë/ Media greke: U krye nga banda shqiptare e ‘Titit’!

12:40 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com