GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD shkresë Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD shkresë Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imunitetit sa i takon çështjes së imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Në shkresën drejtuar Niko Peleshit, të firmosur nga demokratët, kërkohet që mbledhja të mbahet nesër, më 30 dhjetor. Kujtojmë se herën e kaluar, të premten, opozita kishte njoftuar mbledhjen e radhës, por dera ku do të mbahej dhe mbledhja, ishte e mbyllur.

Shkresa e plote:

Kryetar i Kuvendit,

Sipas nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin,shqyrton kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së një deputeti në përputhje me nenin 73 të Kushtetutës, sipas procedurës së parashikuar në nenet 118 dhe 119 të Rregullores. Pika 6, e nenit 13 përcakton shprehimisht: “Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarittë Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve. Rendi i ditës caktohet nga Kryetari. Mbledhja është e vlefshme kur janë të pranishëm jo më pak se 5 anëtarë.”.

Me shkresën nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku. Më kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorië së Posacme më datë 19 Dhjetor 2025, ora 10.30 min. Kryetari Kuvendit në mënyrë të njëanëshme, pa vendim të Këshillit, vendosi të ndërpresë mbledhjen, pa caktuar një mbledhje tjetër, me qëllim sipas tij që anëtarët e Këshillit dhe palët të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë.
Në këto kushte, në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne, 1/2 e anëtarëve të Këshillit: Duke e konsideruar periudhën 16-30 Dhjetor (2 javë) si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë; Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar
me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova; 1.
2. Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë nga Këshilli brenda 3-5 së Posaçme që çështja të shqyrtohet ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin Me e hetimeve; qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;
KËRKOJMË:
Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, 30 Dhjetor 2025, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e martë, datë Prot., datë 16.12.2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku.”

Etiketa: BallukudeputetepELESHI

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?
Aktualitet

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

08:46 - 02/10/26
Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal
Aktualitet

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

08:37 - 02/10/26
Para
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen?

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26

Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka...

Lexo më shumë
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

08:46 - 02/10/26
Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

08:37 - 02/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 02/10/26
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com