Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS për Belinda Ballukun, ku ka ripërsëritur se zëvendës kryeministrja e ka dhënë 3 herë dorëheqjen por se është refuzuar prej tij.
Teksa vijonte avokaturën, Rama tha se ndaj Ballukut nuk është ngritur akuzë për korrupsion por për shkelje të barazisë në tendera.
Ashtu siç edhe pritej duke parë sa me zell e mbron edhe pas akuzave të shumta të SPAK, Rama tha se për të dhënë një mendim në lidhje me imunitetin e saj, do të duhet që fillimisht të përballet me dy raportet e dala nga Këshilli i Mandateve.
“Nuk do t’i shmangem sot këtu temës që lidhet me Belinda Ballukun, por nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Parlament, se do pres raportin e Këshillit të Mandateve para se të them edhe unë fjalën time shteruese për temën e imunitetit.
Por, dua të ndaj me ju këtu diçka që e kam thënë edhe pa praninë e publikut përmes mediave. Belinda Balluku mua ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, qysh në mbrëmjen e ditës që iu ngrit akuza. Jo për korrupsion, se është shumë interesantr që ndërkohë që të gjitha tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat e shpenzuara për të ndërtuar ato vepra, akuza nuk është për korrupsion.
Nuk ka akuzë për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri dorëheqjen kur u bë pezullimi, pastaj edhe njëherë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Siç iu kam thënë, e kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes.
Dua që ta ndaj publikisht, sepse kam bindjen që në këtë fazën revolucionare, ku ndryshe nga vendet me drejtësi, në Shqipëri drejtësia sa ka nisur ta shijojë pavarësinë. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve, sa herë del një akuzë. Në do bëjmë punën tonë, drejtësia të vetën.
E di teorinë e dorëheqjes morale që nuk praktikohet kudo dhe kurdo, por sot në Shqipëri, por ku përmes SPAK ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin, por po bën një dëm mbi administratën duke e përmbysur faktikisht parimin e prezumimit të pafajësisë.
Qeverisja e vendit nuk mund të kurdiset dhe çkurdiset sa herë që ka një akuzë. Kjo nuk ndodh në Itali, as në Francë nuk ndodh gjithmonë”- tha Rama










Discussion about this post