GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK kontroll ‘blic’ për Talo Çelën, del duarbosh

17:02 - 19/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia “një sy qorr e një vesh shurdh”/ Talo Çela lëviz “i pashqetësuar”, ja ku e filmuan kamerat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit ka zhvilluar një operacion në Rrogozhinë me qëllim gjetjen e Talo Çelës.

Operacioni është zhvilluar në fshatrat Sinaballaj dhe Karrinë të Rrogozhinës, zonë ku jetonte dhe Nuredin Dumani, ish-miku i Çelës që iu kthye në armik dhe që sot është një nga të penduarit e drejtësisë.

Operacioni është zhvilluar pasi policia dhe SPAK, kishin marë informacione në rrugë operative se Talo Çela, fshihej në banesën e Lefter J. dhe Besnik J, të cilët janë me vendbanim pikërisht në zonën ku ka qëndruar familjarisht Dumani.

Gjatë kontrolleve nuk është konstatuar asnjë send i paligjshëm dhe asnjë gjurmë e Talo Çelës, duke bërë që autoritetet të kthehen sërish duarbosh.

Ndërkohë gjyqi ndaj Çelës vijon, ndërkohë që fati i tij është një mister. Ky operacion zhvillohet në një kohë kur qarkullojnë zëra se Çela mund të jetë vrarë, pasi edhe vetë avokati i tij, në seancën e zhvilluar së fundmi për të, deklaroi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me të dhe se prokurën e përfaqësimit e kishte marrë me firmën e të vëllait, Bujar Çela, tashmë i ndjerë.

Talo Çela është i dyshuari kryesor për një sërë vrasjesh dhe grabitjesh të ndodhura në vend, përfshirë edhe grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Emri i tij doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e implikon atë në disa krime të rënda, herë si bashkëpunëtor, e herë si vrasës. Madje dhe plagosjen që solli kapjen e tij, Dumani ia atribuon Talo Çelës dhe njerëzve të tij.

Por, të dhëna të tjera tregojnë se Talo Çela, lëviz i qetë mes Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe zonës së Peqinit. Kërkimet vijojnë…

/Ora New/

Etiketa: Kryesore1SpakTalo Cela

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Shqipëria po “eliminon” fenomenin e martesave të hershme

Shqipëria po “eliminon” fenomenin e martesave të hershme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com