Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me fraksionin e çështjes së inceneratorit të Elbasanit.
Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje apo mosdeklarim pasurie”.
Mbyllja e hetimeve është komunikuar gjithashtu edhe për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha, ish-bashkëshorten Albina Mançka, si dhe për shtetasit Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meçemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale.
Kjo dosje është veçuar si fraksion më vete nga procedimi kryesor për inceneratorin e Elbasanit.
Hetimet janë kryer nga tre prokurorët e posaçëm Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK që prej korrikut të vitit 2023, ndërsa organi i akuzës ka vendosur gjithashtu në sekuestro disa prona në emër të tij dhe familjarëve.
Ndërkohë, Ahmetaj po gjykohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) edhe për veprën penale “shpërdorim detyre” në lidhje me dosjen “Buka SH.A”.










Discussion about this post