GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për anëtaren e KPK, dërgon dosjen në GJKKO

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
LAJM I FUNDIT/ Vrasje dhe drogë, SPAK dërgon për gjykim dosjet e 12 të pandehurve (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja, ndaj të cilës rëndojnë akuzat për deklarim të rremë pasurie dhe falsifikim dokumentesh.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar Tiranë, ka vendosur të dërgojë për gjykim procedimin penal nr. 202 të vitit 2021  në ngarkim të të pandehurës:

Etleda Çiftja, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentit“, në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186 paragrafi i parë i K.Penal dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i K.Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie pranë ish Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.

Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë  nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë.

Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë.

Etiketa: KPKSpak

Lajme të lidhura

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26
“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun
Aktualitet

“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

13:38 - 10/09/26
Korreshi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Plaka ime nuk di të përdori pultin, jo më e-Albania
Aktualitet

Korreshi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Plaka ime nuk di të përdori pultin, jo më e-Albania

13:21 - 10/09/26
Para
Skandali i SHISH/ Kreu i rrjetit të spiunëve është babai i zyrtarit që administron sekretet shtetërore

Skandali i SHISH/ Kreu i rrjetit të spiunëve është babai i zyrtarit që administron sekretet shtetërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë për të takuar kryebashkiakun...

Lexo më shumë
“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

13:38 - 10/09/26
Korreshi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Plaka ime nuk di të përdori pultin, jo më e-Albania

Korreshi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Plaka ime nuk di të përdori pultin, jo më e-Albania

13:21 - 10/09/26
Kallëzimi i gjyqtarëve në SPAK ndaj ministrit të Financave, reagon Rama: Po mua pse nuk më keni paditur?

Kallëzimi i gjyqtarëve në SPAK ndaj ministrit të Financave, reagon Rama: Po mua pse nuk më keni paditur?

12:59 - 10/09/26
Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA mbetet aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë

Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA mbetet aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë

12:34 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com