GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“SPAK më preu në besë”, Qyno: Ja si më mbajti peng Prokurori…

19:42 - 14/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“SPAK më preu në besë”, Qyno: Ja si më mbajti peng Prokurori…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Elton Qyno, i mbajtur ‘peng’ për më shumë se 10 orë në SPAK, ka treguar në ‘Task Force’ në SYRI TV momentet e përballjes me prokurorët dhe OPGJ-të të cilët i kanë bërë presion për të treguar burimet e tij.

Qyno ka treguar se është prerë në besë nga zyrtarët e SPAK pasi e kishin thirrur për tu njohur me një dokument dhe më pas i kishin mbyllur derën me çelës duke e mbajtur aty me forcë.

“Nuk mund të mbahet gazetari i mbyllur me derën me çelës nga brenda dhe të mos lejohet për orë të tëra të dalë jashtë, por të lejohet të dalë vetëm në tualet.

E gjithë kjo bëhej vetëm për të dorëzuar telefonat. Dorëzo telefonat, çfarë je ti kështu. Dmth disa situata që njerëzit nuk i kanë provuar as në SPAK e askund tjetër.

Unë jam pyetur 12 herë në prokuroritë e rretheve, por edhe në SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor, duke nisur nga Prokuroria e Përgjithshme me kryehetuesin Zamir Shtylla.

Por si kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që unë të shkoj në mirëbesim total pasi më thirrën të njihem me një urdhër ndalim publikimi dhe nga ana tjetër unë futem e nuk lejohem të dilja vetëm e vetëm që të dorëzoja telefonat.

Unë kam këmbëngulur që të mos dorëzoja telefonat, së pari ishte etika ime gazetareske që e ndalon në mënyrë kategorike publikimin e burimit të të dhënave. Dhe aty më bënë një pabesi aty, sepse më thirrën për diçka tjetër dhe më mbanin peng.

Unë e kam nënshkruar një shkresë për mospublikimin e akteve, por ajo nuk ka lidhje me materialet që kam nxjerrë dy ditët e fundit.

Nëse SPAK i përmbahej urdhrit të vitit 2022, pse dje SPAK më dha një urdhër të vitit 2023?’, tha gazetari Elton Qyno.

Në vijim, ai u shpreh se nëse hapen bisedat e SKY në Shqipëri do të shpërthejë një vullkan.

“Sot për sot në SPAK dosjet më të nxehta janë ato të bisedave të SKY. Nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan. Dhe për të ndaluar këtë, me forcë, dhunë, u bë kjo lloj forme që të mos dalë asnjë bisedë pa u seleksionuar nga prokuroria e SPAK, për zyrtarë apo grupe kriminale.

Unë kisha përparuar me këto biseda të SKY, dhe ata nuk i kishin prekur me dorë këto biseda dhe ata ndërhynë në këtë mënyrë të dhunshme, në mënyra që nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë gazetari.

Më kanë kontrolluar në shtëpi, makinë, jam kontrolluar fizikisht në zyrë dhe më pas në ambientet e punës. Janë 4 kontrolle të bëra.

Edhe vendimet i kanë nxjerrë brenda ditës. Unë rrija në zyrë i mbyllur, këta bënin shkresa dhe më pas gjyqtarja Atalanta Zeqiraj i firmoste me të shpejtë dhe më pas shkuan e bënë kontrolle e sekuestrime”, tha ai.

Etiketa: akuzaKryesore1QynoSpak

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Si të dalloni nëse një mashkull është “djalë mami”

Si të dalloni nëse një mashkull është "djalë mami"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com