GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK merr të pandehur vëllanë ish-presidentit Nishani

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK nis hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim dosjen ndaj 3 ish-inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekëve.

Bëhet fjalë për inspektorët, Ilir Nishani, vëllain e ish- Presidentit te ndjerë Bujar Nishani, Genci Hickën dhe Gerson Tafën që akuzohen për korrupsion pasiv dhe dy mjekët, Kostandin Balloma dhe Besim Boçi.

Këta dy të fundit do gjykohen për korrupsion aktiv.

Hicka, Tafa dhe Nishani u kishin kërkuar klinikës ku punonin dy mjeket Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë në mënyrë që të mos i gjobisnin për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore.

Ka qenë vetë mjeku Kostandin Balloma që i ka kallëzuar ne SPAK 3 inspektorët pasi u dha pagesën që ata kishin kërkuar në vlerën e 30 mijë lekëve.

Disa ditë pasi SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe i mori të pandehur inspektorët, Gjykata e Posaçme, e përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani, ktheu për të dytën herë aktet në ngarkim të tyre.

Gjykata i kërkoi prokurorit që të marrë të pandehur edhe dy mjekët, dosja e të cilëve u kalua sot për gjykim.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Genci Hicka, Ilir Nishali dhe Gerson Tafa, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Konstandin Balloma dhe Besim Boҫi të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal.

Në seancën e datës 12.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 39 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2024 vendosi:

1-Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2-Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

Genci Hicka, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;

Ilir Nishani, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;

Gersion Tafa, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;

Konstandin Balloma, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;

Besim Boҫi, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Tiranë, më datë 12.02.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

 

Etiketa: nishaniSpakvella

Lajme të lidhura

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Para
I treti i vërteti! Fabio Liverani zgjidhet trajneri i Salernitanës

I treti i vërteti! Fabio Liverani zgjidhet trajneri i Salernitanës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com