GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK “mësyn” te Artan Dulaku/ Gazetarja: Koncesioni për Portin e Limionit, dyshime për aferë!

21:38 - 16/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK “mësyn” te Artan Dulaku/ Gazetarja: Koncesioni për Portin e Limionit, dyshime për aferë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, BKH ka kryer kontrolle në ambientet e biznesmenit të njohur, Artan Dulaku, në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për atë që njihet si Porti i Limionit në Sarandë.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha disa detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH, ndërsa shtoi se SPAK po heton përfshirjen e zyrtarëve të lartë, pasi dyshohet për një aferë korruptive.

“Është një hetim i nisur para dy vitesh. Në kuadër të kësaj çështje penale, është kontroll në banesë dhe kqyrje celulari të biznesmenit.  Me sa duket prokurorët përgjatë hetimit kanë siguraur të dhëna që kanë orientuar në drejtim të provës në banesën e biznesmenit. Janë zhvilluar kontrolle paraditë deri në drekë. Kanë qenë vetëm hetues të BKH. Pasi ka përfunduar kontrolli i banesës dhe zyrës te Artan Dulakut, është kryer edhe te Genard Kastrati, është shtetas i Kosovës. Është pyetur zonja Olta Xhaçka. Dyshohet se ka patur rol edhe Presidenti aktual në cilësinë e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura. 

Porti është kaluar me koncesion. Njëra nga kompanitë, është e zotit Dulaku prandaj SPAK ka bërë kontroll në ambientet e zotit Dulaku, ka bërë edhe kontroll personal. Ka kontrolluar edhe Genard Kastratin. Momenti kryesor është përfshirja e zyrtarëve të lartë. Përveç faktit që nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes.  Fakt është që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për kontroll personal, banese dhe zyrës në kuadër të këtij hetimi. Ka konstatuar, se janë mbledhur të dhëna që implikojnë zyrtarë të lartë. Do të shihet edhe roli i biznesmenëve. Pala mund të ketë pretendimet e veta, është çështja e tyre.  Përveçse dyshimeve për zyrtarët, ka dyshime që shkojnë në drejtim të biznesmenëve. Është zoti Begaj, që ka edhe kallëzim tjetër. Është histori që përfshin numër të lartë të zyrtarëve. Pavarësisht pretendimit të zotit Rama, prokuroria ka dyshime se ka aferë”, deklaroi Lala.

Baza detare e portit të Limionit në Sarandë u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare. Këtë vendim e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit të Posaçëm, por edhe nga Gjykata e Lartë.

Pas vendimit të tre shkallëve të mëparshme të gjyqësorit, shoqëria “Marina Bay Saranda” iu drejtua Kushtetuese, por edhe kjo e fundit ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.

Në 1 korrik të vitit 2020, Ministria e Financave nënshkroi me kompaninë Marina Bay Saranda një kontratë qiraje me vlerën 1 euro për dhënien e 265 mijë metër tokë publike në Gjirin e Limionit, në Sarandë. Sipas projektit, kompanitë do të ndërtonin aty një port jahtesh si dhe një resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.

Por brenda sipërfaqes prej 265 mijë metrash, gjenden dhe 40 mijë metër tokë, pjesë e bazës detare të Sarandës, që është në pronësi të Flotës Detare. Për këtë shkak, kontrata u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Flotës Artur Meçollari, i cili pretendon se privatizimi i pronës së Flotës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe cënon kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Ndërkohë që gjatë kësaj kohe për këtë çështje është thirrur disa herë në SPAK ministrja Olta Xhaçka, por edhe funksionarë të lartë të forcave të armatosura, përfshirë ish-shefin e Shtabit, Bardhyl Kollçaku.

Rama ka sulmuar drejtësinë për sekuestron

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka sulmuar drejtësinë për sekuestron e vendosur ndaj portit të Limianit në Sarandë. Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së më 17 Mars të këtij vitit, Rama e konsideroi si një absurd këtë vendim të drejtësisë, teksa sipas tij, të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrje private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrjeje.

Kreu i qeverisë deklaroi se ky është një arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh.

“Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive, në emër të NATO-s një investim me rëndësi strategjike, 200 milionë euro, rreth, në limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për Marinë turistike dhe është pjesë e Programit tonë qeverisës, ndërkohë që prej 2 a 3 vjetësh rri i bllokuar se hetohet mënyra sesi është lidhur kontrata. 

Unë nuk dua të komentoj, nuk e bëj asnjëherë, arsyet e atij hetimi, kjo nuk është puna ime, ama nuk duhet një diplomë në juridik për të kuptuar se të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrje private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrjeje, aq më tepër ta bësh këtë në emër të NATO-s dhe të sigurisë kombëtare, duke e bërë NATO-n të qeshë, kur e dëgjon këtë histori dhe duke ndërhyrë në kompetencën e një pushteti tjetër të pavarur, i cili është sovran në vendimmarrjet e veta për sigurinë kombëtare.

Ky është një arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët e huaj do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh, por e solla këtë këtu për faktin se kjo buron nga një arbitraritet që shkon shumë përtej horizontit të një hetuesi dhe lidhet me një mendësi të vjetër dhe të gabuar për mbrojtjen e kohëve të sotme dhe për atë që duhet të bëjmë ne në funksion të mbrojtjes.” – tha Rama në atë kohë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv
Aktualitet

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv

23:35 - 13/01/26
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

22:43 - 13/01/26
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut
Aktualitet

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

21:30 - 13/01/26
Para
Vlorë në pritje të stuhive: Bashkia paralajmëron qytetarët, por mungojnë masat konkrete

Vlorë në pritje të stuhive: Bashkia paralajmëron qytetarët, por mungojnë masat konkrete

Discussion about this post

TË FUNDIT

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv
Aktualitet

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv

23:35 - 13/01/26

momentin kur Altin Ndoci shoqërohet për në spitalin e Durrësit. Në video duket mungesa e masave të sigurisë në këtë...

Lexo më shumë
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

22:43 - 13/01/26
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

21:30 - 13/01/26
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares

21:23 - 13/01/26
“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

21:09 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com