Prokuroria e Posaçme ka publikuar strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2025.
Kjo strategji përfshin masa të detajuara për të monitoruar dhe hetuar çdo veprim të paligjshëm që mund të cënojë integritetin e procesit zgjedhor.
Masat kryesore të strategjisë:
SPAK ka përcaktuar disa drejtime kryesore për të parandaluar dhe ndëshkuar krimet zgjedhore:
- Verifikimi në terren i indicieve dhe denoncimeve për manipulime zgjedhore, keqpërdorim të burimeve shtetërore ose presion ndaj votuesve.
- Monitorimi i financave publike, për të identifikuar keqpërdorimin e buxhetit shtetëror dhe investimeve gjatë fushatës elektorale.
- Vëzhgimi i mediave dhe rrjeteve sociale për të evidentuar prova të mundshme për veprime të paligjshme.
- Bashkëpunimi me institucionet vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në, Policinë e Shtetit dhe organizatat e shoqërisë civile.
Grupi Hetimor dhe fazat e procesit
Për zbatimin e kësaj strategjie, SPAK ka ngritur një Grup Hetimor të Posaçëm (Task-Force), i ndarë në:
- Strukturën Qendrore, e cila koordinon punën hetimore në nivel kombëtar.
Grupet Hetimore në Terren, që do të operojnë në 12 qarqe dhe 61 bashki, duke kryer verifikime të denoncimeve dhe hetime të detajuara. - Faza e vëzhgimit (mars-maj 2025) do të përfshijë hetime intensive mbi përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje dhe verifikimin e akuzave për presion ndaj votuesve.
- Ku mund të denoncohen në SPAK krimet zgjedhore:
- Për të inkurajuar qytetarët dhe institucionet që të raportojnë shkeljet, SPAK do të krijojë:
- Numër emergjent për denoncime direkte.
- Platformë online për raportime anonime dhe ngarkim të provave.
- Adresë e-mail të dedikuar për pranimin e informacioneve mbi krimet zgjedhore.
- Një grup i posaçëm do të monitorojë gjithashtu të dhënat e publikuara në media dhe rrjete sociale për të evidentuar çdo dyshim për manipulim zgjedhor.
Discussion about this post