GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

SPAK nis hetim pasuror për gjyqtaren Zamira Vyshka, del në skenë dhe Lenc Salibasha biznesmeni i perdeve e dyshekëve

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK nis hetim pasuror për gjyqtaren Zamira Vyshka, del në skenë dhe Lenc Salibasha biznesmeni i perdeve e dyshekëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim pasuror ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka, e cila në muajin Korrik 2022, u arrestua së bashku me ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, dhe disa persona të tjerë në tentativë për të ulur dënimin një të arrestuari.

Mësohet se hetimi për verifikimin e pasurisë shtrihet paralel me çështjen penale për akuzën e korrrupsionit, dosje për të cilën SPAK ka zgjatur me tre muaj të tjerë afatet hetimore.

Sipas këtij dokumenti të siguruar nga SPAK, grupi hetimor tashmë ka nisur për ekspertim kompjuterik telefonat celularë të sekuestruar gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit, për arrestimin e Zamira Vyshkës, Ilir Pashajt, Taulant Ramollarit, Andrea Tiranës dhe Xhulio Musait.

SPAK, kërkon që laboratori i policisë shkencore, të rikuperojë rubrikat e mesazheve në imbox, “Whats App”, Signal, Telegram dhe çdo të dhënë tjetër në galerinë e fotove.

Por një ndër veprimet e tjera të SPAK është dhe mbledhja e një sërë dokumentash nga institucione të tjerë ligjzbatuese që lidhet me hetimin pasuror të personave të arrestuar dhe familjarëve të tyre.

Vyshka momentalisht ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi” ndërsa ish-gjyqtari Ilir Pashaj vijon të mbahet në masën e “arrestit në burg”.

Vyshka gëzon pasuri të mëdha në qytetin e Elbasanit, duke krijuar dyshime se qëndron në hije pas kompanisë së perdeve dhe dyshekëve të kompanisë “Flobest 2003” që ndodhet në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Kjo kompani administrohet nga Florenc Salibasha, i cili mësohet të jetë një person shumë i afërt i gjyqtares Zamira Vyshka.

Afërsia e tyre kuptohet edhe përmes përgjimeve të kryera nga prokuroria e posaçme SPAK, ku në një bisedë të zhvilluar në datën 6 prill 2022, Vyshka dhe Florenc Salibasha bisedojnë në lidhje me gjetjen e një banese në qytetin e Elbasanit me qëllim futjen e puntorëve të ndërtimit.

Puntorët punonin në ndërtimin e një vile dy katëshe nga gjyqtarja Vyshka në Elbasan dhe për të siguruar strehimin e tyre, mes dy personave flitet për shtëpinë ose hotelin ku mund ti strehonin.

Në bisedë, Zamira Vyshka shfaq shqetësimin se puntorët duhet patjetër tu gjendej strehim, pasi në të kundërt mund ti iknin dhe kjo gjë do sillte vonesa në ndërtimin e vilës.

Mes persona të tjerë që dalin në përgjimet e SPAK, është sërisht biznesmeni i kompanisë “Flobest 2003” Salibasha dhe Taulant Ramollari.

Ky i fundit tashmë është arrestuar nga SPAK.

Mes këtyre dy personave flitet në mënyrë të koduar për një punë të mbaruar, por nuk qartësohet se për çfarë konkretisht.

Tashmë SPAK, po kryen veprimet e nevojshme mbi rolin e Salibashtës në aferën korruptive të Vyshkës për lirimin e një personi të arrestuar për vjedhje Xhuljok Musai.

Pasuria e deklaruar
nga gjyqtarja Vyshka
Gjyqtarja ka deklaruar një shtëpi dy katëshe dhuruar nga babai si dhe një shtëpi tjetër me tre kate me vlerë 10 milionë lekë të reja.

Gjyqtarja deklaron në ILDKPI edhe një objekt dy kate me sipërfaqe 628 m2 si dhe objekti me sipërfaqe 1257 m2 dhe trualli 4900 m2 në bashkëpronësi.

Gjyqtarja deklaron rreth 200 mijë euro llogari bankare, depozita bankare dhe obligacione.

Deklaron në bashkëpronësi 15 troje në vende të ndryshme si: 338.6 m2, 390 m2, 472 m2, 24 m2, 140 m2, 500 m2, 160 m2, 100 m2, 166 m2, 390 m2, 476 m2, 390 m2, 140 m2, 500 m2 dhe 160 m2. Ullishte dhe 13 mijë m2 tokë bujqësore në bashkëpronësi.

Etiketa: lenc salibashaSpakZamira Vyshka

Lajme të lidhura

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion
Breaking Views

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion

22:13 - 19/06/26
Para
Nuk kanë komplekse, kjo është shenja më e mençur e horoskopit

Nuk kanë komplekse, kjo është shenja më e mençur e horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:05 - 21/06/26

Shqiptarë të shumtë nga Kosova i janë bashkuar protestës së sotme në Tiranë. Një qytetar ka deklaruar se kishte ardhur në...

Lexo më shumë
Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe

Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe

17:44 - 21/06/26
Formacionet Zyrtare/ Spanjollët kërkojnë fitoren e parë, si rreshtohen ekipet në Spanjë-Arabi Saudite

Formacionet Zyrtare/ Spanjollët kërkojnë fitoren e parë, si rreshtohen ekipet në Spanjë-Arabi Saudite

17:33 - 21/06/26
Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

16:41 - 21/06/26
“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

16:33 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetbetine girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis