GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK pezullon hetimin e dosjes “Xibraka”: Nuk gjetëm prova për Olsi Ramën

18:13 - 10/01/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, reagon kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK, është shitur si sapun për djathë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen “Xibraka”. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.

Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili ngriti dyshime për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Rama në trafik droge, si bashkëpunëtor i të dënuarve për dosjenlaboratorin e kokainës në Xibrakë.

Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK thotë se ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente.

“Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë. Në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar. Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve“, njoftoi prokuroria.

DOSJA XIBRAKA

Grupi i drogës “Xibraka” u zbërthye në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit të asistuar nga agjentë të Policisë gjermane, ndërsa u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë, 10 km larg qytetit të Elbasanit. Në sajë të atij operacioni, tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.

U shpall në kërkim Genci Xhixha, i cili njihej si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Kanë qenë autoritet gjermane që në datën 17.12.2014, sollën në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Pas këtij informacioni Krimet e Rënda nisën hetimet që zgjatën afro 8 muaj. Rezultoi se të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

“OLSI RAMA, TRAFIKANTI I PAIDENTIFIKUAR”

Më 28 Mars, Bardhin denoncoi nga selia blu se Olsi Rama është trafikant i dosjes së kokainës “Xibraka”, por i ka shpëtuar drejtësisë për shkak të favorizimit nga policia dhe prokuroria e kohës.

Ai zbuloi dokumente të sistemit TIMS, që siç u shpreh, tregojnë se Olsi Rama dhe drejtuesit e grupit kriminal të kokainës kanë përdorur të njëjtin automjet, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014.

Bardhi tha se një procedim penal i ri nisi si derivat i dosjes së Xibrakës që kishte në qendër një person të pa identifikuar “i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta” i cili sipas hetuesve, dyshohej se ishte pjesëtar i grupit që u godit nga autoritetet vendase pas sinjalizimeve nga homologët gjermanë. Ky person, deklaroi demokrati, është pikërisht Olsi Rama.

Si Edi Rama, ashtu dhe i vëllai Olsi, kanë  mohuar akuzat.

Tashmë, edhe SPAK konkludoi në përfundimin se nuk ka prova që inkriminojnë vëllanë e kryeministrit Rama.

Lexo edhe:

SPAK pezulloi hetimet për Olsi Ramën, Bardhi: Mos u bëni qesharakë!

Etiketa: Kryesore1Olsi RamaSpak

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Para
Dëmtimi i Brojës, ja sa pritet të mungojë sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Dëmtimi i Brojës, ja sa pritet të mungojë sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare ku në rendin e ditës është një interpelancë me ministrin...

Lexo më shumë
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com