GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

SPAK po heton guvernatorin Gent Sejko për mashtrimin me mikrokreditë?

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK po heton guvernatorin Gent Sejko për mashtrimin me mikrokreditë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka nisur një hetim për mashtrimin me mikrokreditë. Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët tha se SPAK ka një hetim, por jo për denoncimet e qytetarëve. Dumani ka thënë për gazetarët se Prokuroria e Posaçme ka një hetim për një objekt konkret në Bankën e Shqipërisë, pro pa dhënë shumë detaje të tjera, duke lënë kështu mister se kush është personi që është në hetim.

Dumani i shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerit Pal Trashaj nga Lezha,  i cili i dha fund jetës jashtë ambienteve të  Prokurorisë së Posaçme duke kërkuar që çështja e tij të hetohet nga SPAK. Po pavarësisht se kjo strukturë nuk heton kallëzimet e qytetareve sçrish në SPAK këtë të hënë disa qytetarë janë paraqitur për të bëre kallëzime në lidhje me mashtrimet me microkreditë.

Dumani: Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por ne nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi një hetim, për një objekt konkret ndaj Bankës së Shqipërisë. Nuk bëj komente. Realisht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë lëndore. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK me z.Pal Trashaj dhe i përcjell ngushëllime familjes. Ka kërkesa të shumta nga ana e qytetarëve, por ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën lëndore.

Kujtojmë se në SPAK është paraqitur një dosje për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në lidhje me mikrokreditë. Pas një kallëzimi të një qytetari, Prokuroria e Tiranës përmes një vendimi të 17 prillit, shpalli moskompetencën dhe i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që të kryente hetime të mëtejshme ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për veprën e “shpërdorimit të detyrës” dhe shoqërisë MCA veprat e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Prokuroria e Tiranës vlerëson se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

Guvernatori Gent Sejko u thirr në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat me kërkesë të deputetëve të opozitës, ku mohoi përgjegjësitë e tij për skandalin e mikrokredive.

Një hetim administrativ i kryer nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2020, zbuloi se rreth 17 mijë individë ishin dëmtuar me penalitete të padrejta, sekuestrim pronash si dhe shkelje të procedurave përmbarimore dhe se në skemën e mbledhjes së detyrimeve ishte përfshirë shoqëria MCA, si dhe një grup zyrash private të përmbarimit, noterë dhe shoqëri të tjera të lidhura me të.

Sejko iu referua disa herë Ministrisë së Drejtësisë dhe sistemit të përmbarimit apo gjykatave, si aktorë të përfshirë në procesin e mbledhjes së detyrimeve për kreditë e këqija, madje edhe prokurorisë se nuk i kishte informacion për dyshimet për “mashtrimin financiar”.

Guvernatori pretendoi se kishte marrë masa të njëpasnjëshme me synim mbrojtjen e konsumatorit që nga konstatimi i problematikës, por se ajo që po ndodhte me klientët ishte jashtë kompetencave të tij.

Sipas tij, BSH kishte bërë ekspertizën dhe kishte konstatuar probleme me risk të lartë tek shoqëria Micro Credit Albania në vitin 2020, dhe ishin marrë masa rregullatore, si detyrimi i penaliteteve të mos ishte më i madh se 30 për qind e shumës së marrë si kredi. Por, ai pranoi MCA nuk i kishte zbatuar masat e lëna dhe BSH dy vite më pas kishte vendosur pezullimin e liçencës.

“Mos më kërkoni mua llogari për përmbarimin dhe gjyqesorin, tha ai. tha ai, duke shtuar se klientët janë cenuar nga procedurat përmbarimore.

Sejko tha se masat e tij kishin qenë rregullatore, madje dhe ekstraligjore, siç ishte rasti i masës për kufizimin e penalitetit me 30%, për të cilën iu kërkoi deputetëve që ta sanksiononin në ligj.

I pyetur se pse nuk kishte ndërmarrë menjëherë masën e revokimit të liçencës, ai tha se  “niveli i 4 i rriskut nuk nënkupton revokim të menjëhershëm të liçencës, por plan masash” dhe se kjo gjë do të dëmtonte konsumatorin.

“Ne vendosëm pezullim të liçencës dhe të mos blinte portofole të reja dhe vumë re që kishte devijanca”, tha Sejko, ndërsa shtoi se kjo masë u mor që të mos i linin klientët në “dorën e përmbaruesve”.

“Problemi nuk shuhej me revokim të liçencës”, sugjeroi ai.

Sejko pranoi se situata po ekzaminohet dhe në shoqërinë “Final”, e cila sipas tij duket se ka të njëjtën problematikë, por edhe në këtë shoqëri ashtu si në rastin e MCA klientët ishin tashmë në fazën përmbarimore.

gijotina.com/

Etiketa: Gent SejkoKryesore1Mashtrimi me mikrokreditë

Lajme të lidhura

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)
Aktualitet

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Para
Rezultatet e Censit2023/ Ines Nurja: Ja pse ka dyshime shifra e 400 mijë shqiptarëve më pak

Rezultatet e Censit2023/ Ines Nurja: Ja pse ka dyshime shifra e 400 mijë shqiptarëve më pak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)
Aktualitet

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje. Një krim i...

Lexo më shumë
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com