GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

SPAK pranon refuzimin e prokurorit për të hetuar Berishën dhe Metën

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK pranon refuzimin e prokurorit për të hetuar Berishën dhe Metën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar hetimin e pasurisë së kryetarit të Partisë Demokratike dhe atij të Partisë së Lirisë, përkatësisht Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Media shqiptare Dosja.al ka dërguar një kërkesë për informacion në zyrën e shtypit të SPAK, ku kërkoi informacion për një deklaratë që kishte bërë në rrjetet sociale, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), Zef Brozi, i cili shkruante se një prokurore e SPAK (pa i përmendur emrin) kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit që detyronte SPAK të fillojë një çështje penale për verifikimin e pasurisë së dy ish-Presidentëve e ish-kryeministrave, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Në përgjigje për agjencinë mediatike Dosja.al, SPAK ka bërë me dije se kishin ndjekur hapat procedurale ligjorë në lidhje me trajtimin e kallëzimit penal të depozituar nga Idajet Beqiri:

“Më datë 26.09.2022 ka regjistruar kallëzimin penal nr. 142, dhe ka vijuar me verifikimet përkatëse. Pas vlerësimit të akteve të verifikuara, me vendimin e datës 07.10.2022 nga prokurori i ngarkuar me trajtimin e këtij materiali kallëzues, është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

Mbi bazën e ankimit të ankuesit Z.Idajet Beqiri, Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, me vendimin nr 455, datë 30.12.2022, ka vendosur: 1. Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për mosfillimin e procedimit penal që lidhet me kallëzimin penal nr. 142 të vitit 2022. 2. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetimet e nevojshme.

Kundër këtij vendimi, referuar neneve 291, pika (5), 422 e vijues, nenit 428, pika (1), gërma (b) të K.Pr.Penale, nga prokurori i çështjes është ushtruar e drejta e ankimit, duke parashtruar shkaqet ligjore, përse vendimi i Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duhet të ndryshohet. Aktualisht çështja ndodhet pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe ne jemi në pritje të vendimmarjes së kësaj Gjykate,”-thuhet në vendimin e SPAK.

Por sërish nuk bëhet me dije se emri, edhe pse Dosja.al e kërkoi, i prokurores që doli kundër hetimit të Berishës dhe Metës. Megjithatë SPAK sqaroi se çështja është në Apel dhe nëse Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendos për “po”, pasuritë e Berishës dhe të Metës do të kalojnë edhe njëherë në lupën e prokurorëve dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Dosja.al

Etiketa: berishaKryesore1metaSpak

Lajme të lidhura

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP
Aktualitet

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika
Aktualitet

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26
Para
Një pjesë e mirë të studentëve në Tiranë akoma nuk kanë marrë bursat e katër muajve. Pavarësisht se ata kanë bërë thirrje vazhdimisht në media për këtë problematik, z

Ping-Pong me studentët/ Çfarë po ndodh me fondin 1.35 mld lekë të bursave? Reagon MASR

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP
Aktualitet

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26

Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë depozituar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP)...

Lexo më shumë
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

16:19 - 22/10/26
“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

15:45 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com