GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK rrëzon KLP-në, nuk miraton kandidaturën e Ndini Tavanit për t’iu bashkuar Strukturës së Posaçme

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 1 min
A A
SPAK rrëzon KLP-në, nuk miraton kandidaturën e Ndini Tavanit për t’iu bashkuar Strukturës së Posaçme

Prokurori Ndini Tavani dhe kreu i SPAK Altin Dumani

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori Ndini Tavani nuk ka marrë dritën jeshile nga SPAK për t’iu bashkuar Strukturës së Posaçme, pavarësisht përzgjedhjes së tij nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Të Enjten e 7 Dhjetorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi procedurat e përzgjedhjes së kandidaturave për tre vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme. Fituesit ishin Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani.

Pas miratimit nga KLP, sipas procedurës, emrat i janë përcjellë SPAK-ut për kontroll pasurie dhe figure.

Konfirmimin nga komisioni i Prokurorisë së Posaçme e mori i pari Ols Dado, deri në atë kohë me detyrë pranë SPAK si i komanduar. SPAK i përcolli më pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë viston për emërimin e tij në Strukturën e Posaçme dhe në mbledhjen e 7 Marsit, KLP miratoi vendimmarrjen.

Një njoftim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë të martë zbuloi se edhe kandidatja tjetër Anita Jella ka marrë pëlqimin e SPAK për tu emëruar pranë kësaj strukture, ndërsa Ndini Tavani jo.

Sipas rendit të ditës së njoftuar nga zyra e shtypit pranë KLP-së, këshilli do të diskutojë dhe votojë për zëvendësimin e Ndinit me Bledar Maksutin, i cili u rendit i katërti nga KLP në procedurën për plotësimin e tre vakancave.

Në mbledhjen e nesërme, KLP ka futur në rend dite edhe diskutimin dhe miratimi i projektaktit “për pezullimin nga detyra të prokurorit Aurel Zarka” – ish-kryeprokurori i Vlorës i arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi i KLP
Etiketa: KLPKryesore1Ndini TavaniSpak

Lajme të lidhura

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë
Aktualitet

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:40 - 21/10/26
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!
Aktualitet

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Para
Shtyhet seanca në Apel për Fredi Belerin, shkak bojkoti i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Zgjedhjet në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:46 - 21/10/26

Protesta po vijon me tone paqësore, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur demonstratat u shoqëruan me përplasje mes protestuesve dhe...

Lexo më shumë
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:40 - 21/10/26
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com