GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës?!

16:34 - 29/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më në fund, SPAK duket se ka vendosur të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës. Prokuroria Speciale po përparon me hetimet lidhur me këtë incinerator, ndërsa dy ditë më parë për 4 orë është marrë në pyetje, lidhur me procedurat, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit ka mohuar vazhdimisht në publik përfshirjen në aferën e inceneratorëve, por SPAK vijon hetimet, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në rastet e mëparshme të zyrtarëve lidhur me këtë aferë.

Referuar burimeve konfindenciale, duket se vendimi i prokurorëve për sekuestrimin e inceneratorit, i cili nuk ekziston në realitet, por në letra, do të vijë rreth 6 muaj nga momenti kur grupi hetimor sekuestroi dokumentet që kishin lidhje me të.

Në muajin shkurt, hetuesit e BKH kishin sekuestruar dokumentet që kishin lidhje me inceneratorin e Tiranës, gjë që u pohua edhe në komisionin hetimor parlamentar.

Referuar të dhënave që kanë dalë edhe nga hetimi parlamentar, në rastin e inceneratorit të Tiranës, është paguar 29 euro për ton prej vitit 2018, ndërkohë që nuk ka pasur leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, e cila është zbardhur në nëntor të 2020.

Ndërkohë në muajin mars, kreu i SPAK, Altin Dumani, do të deklaronte se në rastin e inceneratorit të Tiranës ka shoqëri pas shoqërie, duke shtuar se fillimisht duhet gjendur pronari real, më pas të kryen veprime, pasi çështja mund të përfundojë në arbitrazh.

Dumani deklaroi se janë kryer veprime hetimore me intesitetit të madh.

Ndërkohë duket se në 4 muaj pas kësaj deklarate, ekipi i hetuesve të BKH dhe prokurorët e SPAK kanë arritur në konkluzionet e duhura, ndoshta për të vendosur nën sekuestro inceneratorin e Tiranës.

Duket se ditët apo javët në vijim do të jenë vendimtare në hetimet që SPAK po kryhen përsa i takon aferës së inceneratorëve, që konsiderohet më e madhja dhe me një faturë qindra miliona euro.

Opozita i ka drejtuar disa herë thirrje SPAK për të sekuestruar inceneratorin e Tiranës, sikundër i ka kërkuar Qeverisë që të ndërpresë pagesat për këtë incinerator, ndërkohë që Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stelja Gugallja janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi janë në arrati.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandatet, kur u paraqit dosja, bashkë me kërkesën për autorimin që duhej të jepte Kuvendi, për arrestimin e Arben Ahmetajt, kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se po hetohet edhe mbi inceneratorin e Tiranës, por nuk dha sqarime në kuadër të asaj që e quajti “sekret hetimor”. Ajo që u deklarua më pas nga deputetët ishte fakti se SPAK shumë shpejt do të vepronte ndaj zyrtarëve të tjerë të përfshirë në aferë.

Inceneratori i Tiranës

Kontrata koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës u firmos nga qeveria shqiptare në vitin 2017 me kompaninë Integrated Energy B.V SPV, pas projekteve të ngjashme të ndërtuara më parë në Elbasan dhe Fier.

Integrated Energy BV SPV zotërohet nga kompania Geogenix B.V e regjistruar në Holandë, ndërsa pronësia e saj është ende e paqartë.

Në një raport të Ministrisë së Financave në lidhje me ecurinë e kontratave koncesionare të publikuar në nëntor të vitit 2022, mungonin raportimet mbi vlerën e investimeve të kryera në koncesionin kontrovers të fushës së mbetjeve urbane të Tiranës, megjithëse evidentohej se Bashkia Tiranë dhe bashkitë e tjera kanë kryer 100% detyrimin kontraktor për pagesat në favor të kompanive.

Por pas 6 vitesh nga nënshkrimi i kontratës, inceneratori nuk është ndërtuar ende.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit.

I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga prokurorët, ndërsa hetimet për incineratorin e Tiranës, më i madhi prej të treve, zyrtarisht vijojnë.

Lidhur me aferën e inceneratorëve, SPAK ka shpallur në kërkim ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, ndërkohë që janë në fazën e gjykimit ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Gjithashtu në fazë gjykimi janë edhe disa zyrtarë të niveleve të ulëta, apo edhe biznesmenë të përfshirë në skemën e inceneratorëve.

Etiketa: inceneratorKryesore1sekuestroSpakTirane

Lajme të lidhura

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur
Breaking Views

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Para
Policia mbyll koncesionin gjerman, Rama i jep portin “Kastratit” dhe Alabbar-it

Policia mbyll koncesionin gjerman, Rama i jep portin “Kastratit” dhe Alabbar-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com