GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK-ut i dështon tenderi sekret 1 mln euro i përgjuesve

12:58 - 07/05/24
në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK-ut i dështon tenderi sekret 1 mln euro i përgjuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi anullimin e tenderit 440 mijë euro për blerjen e sistemeve të monitorimit taktik. Përmes një njoftimi të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, SPAK njoftoi se arsyeja e anullimit është për shkak se në garë nuk u paraqit asnjë ofertë që të përputhet me kriteret e caktuara në tender.

Ky i blerjes së sistemeve të monitorimit taktik është loti i parë i një tenderi me 3 lote dhe vlerë totale 1 milionë euro. Pak kohë më parë SPAK njoftoi edhe anullimin e lotit të dytë, atë për “Blerjen e Sistemeve Teknologjike Hardware dhe Software për suportin e hetuesve në terren”, i cili kishte një fond limit prej rreth 320 mijë eurosh. Edhe loti i dytë u anullua me të njëjtin motiv, atë të mosparaqitjes së asnjë ofertë në përputhje me kriteret e përcaktuara.

Ndërkohë loti i tretë është ai për blerjen e sistemeve autonome anti-dron, me fond limit 240 mijë euro. Fati i lotit të tretë nuk bëhet i ditur ende, por me gjasa edhe ky lot mund të dështojë ashtu si dy të parat.

Tenderi me 3 lote për blerjen e pajisjeve dhe sistemeve të përgjimit, u shpall në tetor të vitit të kaluar si një procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar. Ky tender parashikohej me dy faza. Në fazën e parë SPAK do të përzgjidhte jo më pak se 3 kompani duke i ftuar ato të paraqesin ofertë. Ndërsa në fazën e dytë do të vlerësonte ofertën më të favorshme.

Por tenderi dështoi i gjithi, pasi me sa duket askush nuk ka qejf të hedhë valle në gojën e ujkut dhe të bëjë biznes tenderash me Dumanin./Kapitali.al

Etiketa: pergjyesitSpaktender

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Detaje të reja! Alma s’kishte bukë në shtëpi për fëmijët, Erdgysi dilte dreka, darka me të dashurën

Detaje të reja! Alma s'kishte bukë në shtëpi për fëmijët, Erdgysi dilte dreka, darka me të dashurën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com